LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq s’mund të shkelë në Kosovë pa leje të autoriteteve tona shtetërore

Vuçiq s’mund të shkelë në Kosovë pa leje të autoriteteve tona shtetërore
Herën e fundit që Vuçiqi shkeli në Kosovë, ishte viti 2018

Vizita e paralajmëruar e Aleksandar Vuciq në Kosovë, nuk mund të ndodhë pa pasur leje nga institucionet e Kosovës, teksa vizita e tij vlerësohet se bëhet për të përçuar mesazhe politike, e për të provokuar institucionet kosovare.

Herën e fundit që shkeli në Kosovë, ishte viti 2018.

Por, Aleksandër Vuciqi tani sapo mbaroj një takim ku nuk u arrit asgjë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, ka shprehur ambicie që ta vizitoj shtetin që nuk e njeh.


Madje, ai tha se do të vij në Gaçanicë e Prishtinë.

“Do të vijë në Gracanicë… Nuk pyes Kurtin..”

Vuciq, tha se për vizitën në Kosovë nuk e pyet Albin Kurtin por popullin e tij.

Kësaj, deklarate shefi i qeverisë së Republikës së Kosovës, iu përgjigj në këtë formë.

“Do ta trajtojmë me seriozitet”.

Por, një vizitë në Prishtinë pa lejen e autoriteteve të Kosovës duket e pamundshme.

Një gjë të tillë e pohon edhe një njohës i protokollit shtetëror.

“Ne jemi të sigurt që zyrtarët serb nuk mund të hyjnë këtu pa miratim të institucioneve tona dhe kjo ka me ndodhur edhe në këtë rast dhe Vuciqi e ka pasur thjesht për të dhënë një mesazh sepse ai dihet në çfarë fakti është tani është në një situatë ku i del nga kontrolli edhe ajo neveri ku duket se një pjesë e popullsisë së qytetarëve atje nuk e duan politikën e Vuciqit e të listës serbe”, ka thënë Tomor Avdiaj.

Se një kërkesë e tillë, duhet të trajtohet me seriozitet, e thotë edhe Visar Ymeri, nga Instituti ‘Musine Kokalari’.

Sipas tij Kosova duhet të bëjë kujdes të shtuar me këtë çështje, teksa shton se vizitat e tilla të zyrtarëve serb, gjithmonë kanë mesazhe.

“Unë mendoj se përmes këtyre vizitave, zyrtarët serb duan të bëjnë dy gjëra, njërën anë opinionit të brendshëm politik ti flasin, pra ta mbajnë gjallë atë kartën nacionaliste që e përdorin vazhdimisht, dhe e dyta që ti vendosin institucionet e republikës së Kosovës në pozitë të quaj kështu provokuese”, ka thënë Ymeri.

Tash e shumë kohë, zyrtarët serb kanë qenë të obliguar që të kërkojnë leje sa herë që janë futur në Kosovë.

Madje një që nuk e pati përfillë këtë rregull pati përfunduar në këtë formë.

Bëhet fjalë për Marko Gjuriqin, i cili ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Kosovës e dëbuar me pas në Serbi./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

Kronika e Zezë
Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Politikë
Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Lajme
Kalo në kategori