LAJMI I FUNDIT:

Policia inicion katër raste në veri, ndalon persona dhe mallra që kishin hyrë ilegalisht në Kosovë

Policia inicion katër raste në veri, ndalon persona dhe mallra që kishin hyrë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e veriut, ka zhvilluar disa patrullime në brezin kufitar për të parandaluar aktivitetet e kundërligjshme dhe krimet trans-kufitare.

Sipas njoftimit, më 14.09.2023 njësitet policore kufitare, në fshatin Bistricë, kanë arritur të identifikojnë, të ndalojnë dhe më pas të iniciojnë e të trajtojnë katër raste: dy prej tyre ’kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe dy raste të tjera ‘kontrabandim me mallra’.

Në rastin e parë bëhet e ditur se një automjet ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me drejtues N.S., mashkull serb/kosovar, dhe pasagjer B.R., serb/kosovar, dyshohet se në Kosovë kishin hyrë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.


Policia ka njoftuar se në rastin e dytë është ndaluar automjeti ngjyrë e kaltër me targa të Serbisë, me drejtues V. M., mashkull serb/kosovar dhe pasagjer ishte S.J. serb/kosovar. Të njëjtit dyshohet se në Kosovë ishin futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.

“Në rastin e tretë është ndaluar automjeti ngjyrë e verdhë me targa të Serbisë, me drejtues D. M.  mashkull serb/kosovar, pas kontrollit nga ana e policisë, është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall, të cilin dyshohet se në Kosovë e kishte futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa në rastin e katërt, thuhet se është ndaluar traktori ngjyrë e kuqe me rimorkio me drejtues F.M. mashkull shqiptar/kosovar. Pas kontrollit nga ana e policisë është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall (dru 3.90 metër kub), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë futur përmes rrugëve ilegale.

“Rastet janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veriu. Është njoftuar prokurori kompetent, rastet procedohen në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori