LAJMI I FUNDIT:

Dhëndri martohet me shtatë gra në një ceremoni të madhe në Ugandë – i dhuroi secilës prej tyre nga një makinë të re

Dhëndri martohet me shtatë gra në një ceremoni të madhe në Ugandë – i dhuroi secilës prej tyre nga një makinë të re

Një dhëndër u martua me shtatë gra në të njëjtën ditë – dhe dy prej tyre janë motra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Habib Nsikonnene – një “shërues i njohur tradicional” – bëri një dasmë masive të dielën në Ugandë.


Megjithatë, 43-vjeçari nuk po ndalet me kaq dhe ka thënë se planifikon të ketë edhe më shumë gra në mënyrë që të mund të godasë një objektiv prej 100 fëmijëve.

“Në familjen time jemi shumë pak, ndaj dua të bëj shumë fëmijë që të krijojmë një familje të madhe”.

Në përgatitje për dasmën e tij, ai i dha secilës prej grave të tij makina të reja dhe gjithashtu i trajtoi prindërit e tyre me një sërë dhuratash – duke përfshirë motoçikleta.

Habibi u martua me secilën nga nuset veç e veç në një ceremoni tradicionale në shtëpitë e tyre përpara se të shoqëronin secila në një pritje në shtëpinë e tij.

Nuset mbërritën me stil me automjetet e tyre me targa të personalizuara mes një flote prej 40 limo dhe 30 motoçikletash.

Në pritje, Habibi i lavdëroi gratë e tij duke u thënë të ftuarve: “Gratë e mia nuk kanë xhelozi mes tyre, i prezantova veçmas dhe u martova me të gjitha menjëherë për të bërë një familje të madhe të lumtur”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pronari sulmohet nga çita e mbajtur në shtëpi, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Pronari sulmohet nga çita e mbajtur në shtëpi, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Shenjat paralajmëruese që do t’ju bëjnë të qeshni

Shenjat paralajmëruese që do t’ju bëjnë të qeshni

Interesante
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez "Shkallët drejt Parajsës"

Interesante
Kalo në kategori