LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre lojtarë të Real Madridit, dyshohet për zbulimin e disa videove seksuale

Arrestohen tre lojtarë të Real Madridit, dyshohet për zbulimin e disa videove seksuale

Mediumi spanjoll “El Confidencial” ka plasuar një lajm këtë të enjte i cili ka bërë bujë të madhe në Spanjë.

Siç pretendon mediumi, tre lojtarë të Real Madridit janë arrestuar nga Policia e Madridit për shkak të dyshimeve se ata kanë zbuluar disa sekrete të natyrës seksuale.

Hetimet nga ana e policisë janë ende në faza të hershme, dhe emrat e tre lojtarëve të përfshirë në këtë rast nuk janë bërë publik.


Gjithmonë sipas El Confidencial, nëna e një të miture raportoi rastin më 6 shtator, se një nga të arrestuarit regjistroi një video seksuale të vajzës së saj dhe e përhapi atë .

Burimet e “El Confidencial” raportojnë se lojtarët e arrestuar janë pjesë e Real Madrid Castilla, ani pse ekziston një mundësi që edhe lojtarë tjerë, duke përfshirë edhe ata nga ekipi i parë, janë të involvuar  në atë që po konsiderohet si skandal nga mediat në Spanjë.

Real Madridi ende nuk ka dhënë ndonjë komunikatë zyrtare për media rreth kësaj çështje, andaj mbetet të shihet nëse ata do të ndërmarrin ndonjë masë disiplinore karshi lojtarëve të përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi – gjen golin edhe ndaj Akhmat Groznyt

Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi – gjen golin edhe ndaj Akhmat Groznyt

Ligat tjera
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Kalo në kategori