LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit arrijnë të çlirojnë një fshat në lindje të vendit

Ukrainasit arrijnë të çlirojnë një fshat në lindje të vendit

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë arritur të çlirojnë fshatin Andriivka në lindje të vendit.

Në raportin më të fundit nga terreni, Maliar tha se “beteja kryesore” po vazhdon në Andriivka, Kurdyumivska dhe Klishchiivka, transmeton Telegrafi.

“Kemi lajme të mira, Andriivka është sërish e jona. Jemi duke siguruar perimetrin”, shtoi zëvendësministrja ukrainase.


Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S400 Triumf
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S400 Triumf

Ndryshe që nga fillimi i kundërofensivës së paralajmëruar shumë kohë më parë nga presidenti Volodymyr Zelensky, ukrainasit kanë arritur të rikthejnë shumë qytete e fshatra që ishin nën kontrollin e rusëve nga fillimi i luftës.

Ndërkaq shumë ekspertë ushtarakë perëndimorë nuk janë edhe aq të kënaqur me rrjedhën e kundërofensivës – duke vlerësuar se po lëvizë më ngadalë sesa që është menduar në fillim.

E njëjtë mendojnë edhe nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, duke theksuar se megjithatë nuk do të ndalen deri në çlirimin e pjesës më të fundit të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori