LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Kurti nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve

Ymeri: Kurti nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve

Njohësi i çështjeve politike dhe ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, por i vetëm i njërës palë”.

Në këtë linjë Ymeri ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe viktimën e parë këtyre masave, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, të cilin iu anulua një takim të Bruksel.


Anulimi i takimit u komentua edhe nga Kurti, e cili i bëri përshtypje Ymerit.

“Kryeministri nuk po mban qëndrim, kryeministri vetëm po na bien sanksione, asnjë prej qëndrimeve që i ka proklamua nuk i ka mbajt. Unë mendoj që as nuk u dashtë mu nis, sepse nuk na kanë sjellë kurrfarë përftimi… A patën suksese masat? Nuk patën sukses asnjëra, pse nuk kanë qenë të menduara mirë sepse siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë kanë qenë taktizim koti dhe i gabuar, e jo strategji. E një Qeveri që nuk di me ndërtuar strategji me veriun, dialogun e kështu me radhë ka më bë kësi gabime të panumërta”, tha Ymeri në RTV Dukagjini.

“Dhe po pësojmë gjithmonë. Dhe e patë çka tha për Nenad Rashiqin se e kanë ndalë, ai është ministër serb në Qeverinë  Kosovës. O kryeministër masat janë ndaj Kosovës, nuk janë ndaj shqiptarëve dhe serbëve. Ky nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, ky mendon që është kryeministër vetëm i njërës palë… Pse e përmend që e kanë ndal edhe ministrin serb, a më leshu veç pse është serb a, çka je ka don më thanë më këtë kryeministër”, ka thënë Ymeri.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori