LAJMI I FUNDIT:

Vendet baltike mbyllën kufijtë e tyre për të gjitha veturat me targa ruse

Vendet baltike mbyllën kufijtë e tyre për të gjitha veturat me targa ruse

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë mbyllur kufijtë për të gjitha veturat e regjistruara në Rusi, është bërë e ditur sot nga komunikata zyrtare për shtyp e qeverisë në Talin.

Në përputhje me udhëzimet e Komisionit Evropian, që nga mëngjesi i sotëm, askush nuk mund të hyjë në Estoni me një veturë me targa ruse, njoftoi ministria e Brendshme.


Të tre shtetet baltike po zbatojnë të njëjtat rregulla si një masë kundër pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Veturat me targa ruse nuk mund të kalojnë kufijtë e jashtëm të tre vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, dhe nëse nuk kthehen nga kanë ardhur, ato mund të konfiskohen.

Lituania ka ndaluar hyrjen e automjeteve me targa ruse
Lexo po ashtu Lituania ka ndaluar hyrjen e automjeteve me targa ruse

Ka përjashtime nga rregulli, si në rastin e tranzitit në qytetin rus të Kaliningradit. Përjashtohen gjithashtu veturat që i përkasin misioneve diplomatike dhe konsullore.

Veturat me targa ruse mund të largohen nga vendet baltike dhe të kalojnë kufirin e jashtëm të BE-së, nëse përdoren ekskluzivisht si mjet transporti.

Më 8 shtator, Komisioni Evropian sqaroi se, si pjesë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, automjetet e regjistruara në Rusi nuk mund të hyjnë më në territorin e BE-së, qoftë për qëllime private apo komerciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori