LAJMI I FUNDIT:

Lituania ka ndaluar hyrjen e automjeteve me targa ruse

Lituania ka ndaluar hyrjen e automjeteve me targa ruse

Që nga 11 shtatori, Lituania nuk ka lejuar vetura me targa ruse, përveç atyre që kalojnë tranzit nga ose në rajonin e Kaliningradit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur raste të konfiskimit, tha ekspertja e shërbimit doganor të Lituanisë, Irina Frolova-Milashene.


Rusët bombardojnë trupat e tyre për dy orë, duke menduar se ishin ukrainas – pamje rrëqethëse
Lexo po ashtu Rusët bombardojnë trupat e tyre për dy orë, duke menduar se ishin ukrainas – pamje rrëqethëse

“Prej 11 shtatorit, doganat e Lituanisë nuk lejojnë të kalojnë kufirin vetura me targa ruse, përveç nëse bëhet fjalë për tranzit përmes rajonit të Kaliningradit ose prej tij përmes Lituanisë. Megjithatë, nuk ka pasur raste të konfiskimit apo sekuestrimi të veturave të pasagjerëve me targa ruse dhe sende të tjera”, raporton agjencia ELTA.

Ajo shprehet se në të gjitha pikat kufitare ka burime të mjaftueshme për të kontrolluar veturat me targa ruse, citon lrt.lt.

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielus Landsbergis, tha më herët se Vilnius është duke u konsultuar për këtë çështje me Komisionin Evropian, sepse Lituania është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të tranzitit përmes Kaliningradit dhe kujtoi se sipas rregullave, veturat në tranzit duhet të largohen nga territori i Lituanisë brenda 20 orëve.

Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë

Më herët, Komisioni Evropian konfirmoi se makinat e regjistruara në Rusi nuk mund të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe se kozmetika, valixhet, telefonat celularë, laptopët, produktet prej lëkure dhe leshi dhe produktet e higjienës personale nuk mund të transportohen. /Telegrafi/