LAJMI I FUNDIT:

Rusët bombarduan trupat e tyre për dy orë, duke menduar se ishin ukrainas – pamje rrëqethëse

Rusët bombarduan trupat e tyre për dy orë, duke menduar se ishin ukrainas – pamje rrëqethëse

Një video e filmuar nga ajri dhe bisedat e ushtarëve rusë e eprorëve të tyre që janë përgjuar nga ukrainasit, shfaqin momentin kur ushtria e Vladimir Putinit ‘aksidentalisht’ granaton trupat e saj për dy orë në veri të Bakhmutit – duke menduar se ishin ushtarë ukrainas.

Bisedat në radio-lidhje të përgjuara nga ukrainasit qysh në korrik, tregojnë gjendjen reale në të cilën gjendet ushtria ruse në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Atyre përveç se u mungon hierarkia, disiplina, trajnimi i duhur e pajisjet moderne luftarake, rusët nuk po kanë as koordinim në operacione luftarake.

Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë

Gjithçka ndodhi derisa brigada e 30-të e ushtrisë ukrainase po sulmonte. Ata po avanconin dhe po qëndronin jo më larg se 200 metra larg vijës mbrojtëse të rusëve, kur filluan granatimet.

Eprorët rusë i kishin ngatërruar forcat e tyre me ato të ukrainasve, dhe kështu kishin dhënë urdhër për sulm me artileri dhe armë tjera të rënda.

Pavarësisht se ushtarët që goditeshin pandërprerë për më shumë se dy orë, bënin thirrje për ndalje të zjarrit – duket se kërkesa e tyre kishte hasur në vesh të shurdhër.

Pasi që bombardimet ruse u ndalën, ukrainasit iu vërsulën dhe arritën për pak minuta të marrin pozicionet mbrojtëse të rusëve.

Në anën tjetër, numri i ushtarëve rusë të vrarë mendohet të jetë shumë i madh në këtë gabim amatoresk, ku u qëlluan pikërisht nga bashkëluftëtarët e tyre. /Telegrafi/