LAJMI I FUNDIT:

Radio Dukagjini numër 1 në Kosovë, 24 vjet në shërbim të qytetarëve, flet drejtoresha Doli-Muhaxhiri

24 vjet nga transmetimi i frekuencës 106.3 të Radio Dukagjinit. Në muajin shtator të vitit 1999 kishte nisur punën si një radio lokale në qytetin e Pejës, për t’u bërë më pas radio më e dëgjuar në Kosovë e më gjerë.

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli – Muhaxhiri në një intervistë për Telegrafin ka folur për të kaluarën e radios, punën që është bërë, të arriturat ndër vite dhe planet për të ardhmen.

Edita Doli – Muhaxhiri, 24 vjet Radio Dukagjini /Foto: Ridvan Slivova/

“Fillimet e Radio Dukagjinit me gjeneratën e artë, ku disa prej tyre vazhdojnë me punu në radio, ne i trashëgojmë sot me një përgjithësi shumë të madhe me një ekip të re që po e vazhdojmë ëndrrën e asaj gjenerate që e ka vazhdu në vitin 1999 në Radio Dukagjini. Ëndrra e atyre ka qenë që në ditën e parë që kjo radio me qenë radio numër 1”, ka thënë Doli-Muhaxhiri.


Mirëpo, cili është çelësi i suksesit dhe i dëgjueshmërisë së Radio Dukagjinit?

“ Ndoshta medalja e Radio Dukagjinit që mban mbi supe si radio numër 1 rrit përgjegjësinë dhe e shton vullnetin e ekipit. Këto janë sfida të përditshme. Me aq dashni sa e bëjnë punën nga njëherë harrojmë që janë sfida. Sukseset e radios ne i masim me dëgjuesit tanë. Ata janë jashtëzakonisht fanatik të Radio Dukagjinit. Kemi vizita përditë të dëgjuesve, e ajo na bën me na shtu përgjegjësinë përditë…magjia e radios nuk është vetëm brenda studios”, tha ajo.

Edita Doli – Muhaxhiri, 24 vjet Radio Dukagjin /Foto: Ridvan Slivova/

Si do ta festojnë këtë vit i gjithë stafi ditëlindjen e 24 të Radio Dukagjinit?

Doli-Muhaxhiri theksoi se ditën e parë do ta festojnë në ambientet e radios, ndërsa do të mbahet edhe një koncert.

“Kësaj here i kemi dy festa më 16 shtator kur është dhe themelimi i radios, në studio do të kemi muzikë, do të jetë i gjithë stafi. Ndërsa të hënën, ndryshe nga ditëlindjet tjera do të jetë koncerti. Do të kemi mirënjohje ndaj bashkëpunëtorëve, mirënjohje ndaj bizneseve, artistëve…në atë koncert do të ndajmë çmime për ata që na lanë muzikën dhe nuk jetojnë më”, tha Doli-Muhaxhiri. /Telegrafi/

Edita Doli – Muhaxhiri, 24 vjet Radio Dukagjin /Foto: Ridvan Slivova/

Edita Doli – Muhaxhiri, 24 vjet Radio Dukagjin /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori