Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të martën ka vazhduar seanca ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, i cili akuzohet se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij, Betim Januzit i njohur me nofkën Buta. Por, ky i fundit gjatë dëshmisë para gjykatës tha se djegia e veturës së tij nuk ishte motivi i vrasjes.
Buta tha se vetura ishte e tij dhe jo e vëllait të tij, e që e njëjta ishte djegur 3-4 muaj para se të ndodhte ky rast dhe se e kishte të siguruar “full kasko”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Rreth rastit të djegies së veturës, mediat kanë aluduar shumë për këtë pjesë, kjo më shumë është çështje mediatike, se unë e kam pas veturën e siguruar full kasko dhe vetura u kallë 3-4 muaj para rastit. Ka kaluar kohë e gjatë nga koha e djegies së veturës, vëllau Qëndrimi ka thënë se tani i ndjeri ka qenë një prej të mundshmëve që e ka djegë veturën, por kjo kurrë nuk është gjetur nga policia, kështu që nuk ka shanca me kanë motivi, vetura ka qenë e imja, vëllau im nuk ka qenë i dëmtuar, nuk ka qenë hiç motiv djegia e veturës”, tha Buta.
Dëshmitari tha se në ditën kritike kishte pasur koncert në Prizren, ku kishte qenë së bashku me vëllain e tij Qëndrimin, pasi që të njëjtin e kishte pasur menaxher, ndërsa pas mesnatës ishin kthyer në Ferizaj.
“Për në Prizren jemi nisur diku ka ora 09:00, ndërsa më kujtohet që jemi kthyer rreth orës 00:00-00:30 pas mesnatës, dhe me t’u kthyer unë së bashku me Qëndrimin dhe me një person të quajtur Rinor, dhe si zakonisht ku e vendosim veturën atë natë ka qenë duke vozitur Rinori dhe ka marrë veprimin për ta vendosur veturën në garazh tek kompleksi banesor SNA, e që unë në një distancë prej 10-15 metra nga dera e garazhës e kam vërejtur se ka qenë i ndjeri me dy persona të tjerë”, tha Buta.
Ai sqaroi se më vonë e kishte kuptuar se kanë qenë katër persona dhe jo tre.
Tutje, i njëjti tha se ishte kthyer në banesë, ndërsa Qëndrimi e kishte telefonuar një shok të tij i quajtur Besnik Berisha, për të cilin dëshmitari tha se nuk e dinte se çfarë pune ka pasur Qëndrimi me të.
Po ashtu, tha se gjatë qëndrimit të tyre në Prizren, Qëndrimi nuk i kishte thënë asgjë në lidhje me raportet e tij me tani të ndjerin.
“Pas 10-15 minutave kam dalë nga banesa për të blerë cigare dhe sapo dola jashtë kam dëgjuar të shtëna të armëve dhe sirena të policisë, atë moment më ka thirrë në telefon Yll Islami, të cilin e kam shok. I njëjti më ka thënë nisu për Spital se i ka ndodhur diçka Qëndrimit, e kam marrë veturën dhe jam nisur në drejtim të Spitalit”, ka thënë tutje dëshmitari Buta.
Dëshmitari Januzi ka rrëfyer tutje, se pasi që ka arritur tek Spitali, aty e kishte vërejtur vëllanë e tij Qëndrimin duke e futur në ambulancë për ta dërguar në Prishtinë.
“Aty prezent kanë qenë një numër i madh i shokëve të tani të ndjerit G., dhe mua më kanë sugjeruar shokët e mi që mos të qëndroj aty sepse është rrezik, po ashtu më kanë thënë mos shko as në shtëpi se kanë vërejtur disa makina jashtë banesës sime”, tha tutje dëshmitari.
Ai tha se tani të ndjerin e kishte shok dhe se e kishte marrë nëpër koncerte, ndërsa beson që pikënisja ku filloi “inati” i tani të ndjerit ishte mosdhënia e disa parave që viktima ia kishte kërkuar.
“Të ndjerin G. e kam njohur, e kam pas shok, e kam marrë në koncertet e mia dhe e kam paguar, dy vitet e fundit i njëjti është ndje si i lënë pas dore nga ana ime. Fillimisht, ka qenë një rast ku i njëjti më ka kërkuar para për një rast të tij që e kishte në gjykatë, unë i pata kërku vendimin e gjykatës të cilin ai nuk ma ka dhënë dhe për këtë arsye nuk ia kam pas dhënë paratë. Sipas meje kjo ka qenë pikënisja ku i ndjeri G. më ka marrë inat, dhe kemi ftohur raportet tona”, tha më tej dëshmitari.
Sipas dëshmitarit Buta, kërcënimet nuk i kishin raportuar në Polici, pasi kishin frikë nga tani i ndjeri.
“Lidhur me kërcënimet që vinin nga ai ne nuk i kemi raportuar në Polici, pasi që kemi pasur frikë nga ai pasi që i njëjti na ka kërcënuar edhe me vdekje shumë herë”, ka rrëfyer dëshmitari Buta.
Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Bekim Sylejmani e ka pyetur dëshmitarin se a e kishte të njëjtën frikë edhe kur e ka paraqitur në Polici rastin e djegies së veturës.
Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk e kishte paraqitur rastin e djegies së automjetit në Polici, pasi që kishte qenë në një koncert në Angli.
I pyetur nëse ndonjëherë dëshmitari Ramadan Sahiti i ka dërguar foto të G., pas ngjarjes kritike, dvshmitari pohoi se ia kishte dërguar një foto të viktimës, i cili kishte qenë në tokë i zhveshur e i pambuluar, të cilën gjë e kishte marrë si kërcënim.
Paraprakisht, në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitarët Vehbi Hyseni dhe Artan Spahija.
Dëshmitari Hyseni tha se i akuzuari ia ka vrarë të vetmin djalë,
“Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen. Ka qenë djali i vetëm, i kam 5 vajza”, tha ai.
Ndërsa, dëshmitari Artan Spahija ka rrëfyer se në ditën kritike ka qenë me tani të ndjerin dhe me disa shokë për të luajtur një lojë të quajtur “Gemer”, i njëjti tha se viktimën e kishte njohur për një kohë të shkurtër dhe nuk ka pasur raporte të afërta që të diskutonin rreth problemeve të tyre.
“Prej momentit që kemi dalur nga lojërat, unë së bashku me shokët kemi ecur së bashku në këmbë, duke lëvizur kah rruga e nënkalimit për të dalë dhe vazhduar tek rruga “Vëllezërit Gërvalla”, më kujtohet se tani i ndjeri ka lëvizur me një motor, e që nënkupton se ne së bashku kemi arritur tek një market emri i të cilit nuk më kujtohet dhe aty G., e ka lënë motorin, ndërsa kemi vazhduar të gjithë në këmbë në drejtim të rrugës së Gjilanit për tek marketi “Euro Market”, ka rrëfyer dëshmitari Spahija.
I njëjti, tregoi se pasi që kishin arritur tek marketi, kishin hyrë brenda ndërsa tani i ndjeri kishte qëndruar jashtë. Ai tha që nga brenda në market ka dëgjuar krisma nga armë zjarri dhe kishte tentuar të mbrohej.
“Në një moment kam dëgjuar krisma nga armë zjarri, dhe në atë moment isha duke qëndruar dhe kisha një pije në dorë, unë jam munduar që të fshihem sepse kam dëgjuar krisma, kur kam dalur nga marketi e kam vërejtur tani të ndjerin ishte në pozitë gjysmë i shtrirë duke mbajtur barkun me dorë, unë kam tentuar që t’i afrohem, mirëpo ka qenë një person i cili është prezantuar si polic dhe nuk na ka lejuar që ta prekim dhe t’i afrohemi. Ne aty kemi qëndruar edhe pak derisa ka ardhur ambulanca, dhe pastaj e kanë dërguar për Emergjencë, pastaj unë me shokë kemi shku tek Emergjenca për ta kuptuar gjendjen e G.,”, ka rrëfyer dëshmitari Spahija.
Seanca e radhës për këtë rast pritet të mbahet nesër (13 shtator 2023).
Buta: Dy-tre muaj para se të ndodhte vrasja, kemi pasur kërcënime të vazhdueshme nga viktima
(Përditësuar, 15:36)- Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, po dëshmon Betim Jonuzi, i njohur me nofkën Buta, i cili njëherësh është vëllai i të akuzuarit Qëndrim Januzi. Ai tha se tre muaj para se të ndodhte ngjarja, i kishte ardhë një mesazh nga tani i ndjeri G.H, i cili iu kishte thënë se nuk e dinte se çka iu kishte bërë atij dhe tani të akuzuarit Qëndrim, që sipas tij e kishin dërguar në Polici, por se tani i kanë “shumë borxh”.
“Të njëjtin SMS përnjëherë na e ka dërguar mua dhe Qëndrimit, në rrjetin social Instagram, duke na thënë që ‘nuk e di çka ju kam ba që më keni çu në Polici, por prej sotit më keni shumë borxh’”, tha Buta.
Ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe (2-3 muaj para rastit) ka pasur kërcënime të vazhdueshme nga tani i ndjeri. E gjithë kjo, tha se ishte pas SMS që e kishin marrë nga tani i ndjeri.
“Buta” theksoi se kishte edhe kërcënime të tjera nga tani i ndjeri, duke shkuar edhe tek studio muzikore.
“Ka pasur kërcënime të vazhdueshme prej G., në drejtim të Qëndrimit edhe temin…”, tha ndër të tjera ai.
I njëjti theksoi se i kishte ndaluar në rrugë disa shokë që i kishin të përbashkët, duke i kërkuar (atë dhe Qëndrimin).
Babai i viktimës që u vra vitin e kaluar në Ferizaj: Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen
Ferizaj- Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në gjykimin ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, është dëgjuar babai i viktimës G.H., Vehbi Hyseni, i cili tha se i akuzuari ia ka vrarë të vetmin djalë.
“Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen. Ka qenë djali i vetëm, i kam 5 vajza, tha ai.
Januzi po akuzohet se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Hyseni rrëfeu se si e kishin kuptuar për vrasjen e të birit, ndërsa tha se nuk ishte në dijeni se djali i tij kishte probleme me tani të akuzuarin.
“Kam tentu me hy brenda, Policia nuk me kanë lejuar, aty kam vërejtë nipin tim Ramadan Sahiti që ishte i gjakosur. Djali i vëllaut m’ka marrë m’ka thanë eja shkojmë në shtëpi sepse G., e shohmi ma vonë në Spitalin e Prishtinës se janë tu e dërgu atje dhe ne jemi largu nga aty kemi hy në shpi. Pastaj, pas 10 minutave kanë ardhë mjekët te shtëpia, na kanë dhënë injeksione dhe aty kam kuptuar se është diçka tragjike, dhe brenda pak minutave kuptova se G., ka ndërruar jetë. Nga ai moment ne kemi qenë pothuajse pa vetëdije, sepse nuk kemi qenë në dijeni paraprakisht lidhur me problemet që kanë pasur djali im me Qëndrimin. Kjo për neve ka qenë pa paralajmërim i zënë në befasi, ne jemi njerëz kemi mund të kuptohemi, mirëpo ndodhi në mënyrë tinzare, ma ka humb krejt familjen, ma ka vra të vetmin djalë”, tha Hyseni.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ç’rast me të takuar të ndjerin, ka shtënë gjashtë (6) herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë lidhur me ngritje të aktakuzës.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Q.J., nga koha e pa përcaktuar e deri me datën 28.05.2022, në Ferizaj, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar armën e markës “SAUER model 38H” e kalibrit 7,65 x 17mm, me një karikator me kapacitet prej (8) tetë fishekëve të kalibrit 7.65x17mm, me të cilën armë kishte kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, ku e njëjta sekuestrohet”, thuhet tutje.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së,
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet. /BetimipërDrejtësi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti "mos qëndroni në diell"
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A