Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar të martën se në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur numri i qytetarëve, që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit, vetëm gjatë muajit gusht kanë udhëtuar 411 mijë e 162 udhëtarë, apo 11 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4 për qind apo 1 mijë e 389 nisje të fluturimeve”, thuhet në komunikatën për media.
Që nga muaji janar e deri në muajin gusht, bëhet e ditur se janë shërbyer 2 milionë e 334 mijë e 648 udhëtarë apo 13 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251