LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Nëse BE pret zgjidhjen e kontesteve dypalëshe, atëherë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhet pjesë e saj

Pendarovski: Nëse BE pret zgjidhjen e kontesteve dypalëshe, atëherë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhet pjesë e saj

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, pas takimit të tij me homologët e rajonit, në kuadër të samitit Brdo-Brijuni në Shkup, mbajti konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar dhe atë të Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Ai adresoi disa kritika ndaj BE-së, duke thënë se nëse Unioni pret që të zgjidhen kontestet dypalëshe të cilat bazohen në emocione dhe histori, atëherë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhet pjesë e BE-së.

“Rreth vendit tonë, rreth aspiratave tona, rrugën tonë të deritanishme, është e qartë se ka disbalanc mes kritereve tradicionale për hyrje në BE dhe marrëdhëniet bilaterale me së paku 2 fqinjë tanë. Në 3 vjetët e fundit posaçërisht, ne kemi disbalanc serioz në këtë aspekt, për shkak se problemi bilateral me Bullgarinë për fat të keq e mbuloi agjendën komplete tradicionale për aderim”.


“Ne shpresojmë që sa më shpejtë kjo të ndryshojë, sepse nëse insistoni në Ballkanin Perëndimor, që kontestet bilaterale të pastra të zgjidhen, posaçërisht nëse ata bazohen në histori dhe emocione, atëherë asnjë nga Ballkani Perëndimor nuk do hyjë asnjëherë në Bashkimin Europian”, tha Pendarovski.

Ndërsa presidenti kroat Zoran Millanoviq, foli për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se është e rëndësishme që ata të mos ndërpresin kanalin e komunikimit.

“Ka çështje të hapura, posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk njihen mes vete, këto janë procese që zhvillohen në mënyrë paralele dhe në të njëjtën kohë dhe do ta ritheksoj edhe njëherë, mendoj se bisedimet kanë vlerë dhe se është më së keqi kur ndërpriten linjat telefonike, ajo është vdekje, vdekje për dialogun, për komunikimin për mirëkuptimin e ndërsjellë por edhe për keqkuptimin, kur ndodh diçka e tillë”, tha Millanoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori