Mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, ka mbetur i vrarë 41-vjeçari Leartiad Lekaj.
Familjarët e viktimës kanë shkuar në morgun e spitalit Rajonal të Vlorës për të pritur mjekun ligjor dhe kishte vonesa.
Trupi ka qëndruar për më shumë se 4 orë në morg, deri rreth orës 1:30 të mëngjesit kur ishte raportimi i fundit i gazetares së Euronews Albania, Ebrieta Maçaj.
Nuk ka pasur më informacione për vonesat e mjekut ligjor apo se kur u tërhoq trupi, por familjarët ishin të gatshëm të shkonin ta merrnin vetë mjekun, mjafton që viktima të shkonte në shtëpi brenda 12 orësh.
“Po presim mjekoligjorin, kemi që në orën 10 këtu, asnjë përgjigje, vijnë e ikin. Do vij tani, do vij pastaj e nuk po vijnë. Na thonë që do vij nga çasti në çast, na gënjejnë. Kërkesa jonë është të vijë sa më shpejt mjekoligjori, brenda 12 orëve duhet të iki trupi në shtëpi. Kaq! Nuk e dimë nëse institucioni ka mjek ligjor, na kanë thënë do vijë nga Fieri.
Tani ne jemi në dispozicion të shkojmë ta marrim mjekoligjorin vet nëse shteti nuk e disponon, shkojmë ne e marrim, por brenda 12 orëve ne duhet ta marrim trupin ta çojmë në shtëpi. Kaq është kërkesa jonë,” – u shpreh një nga familjarët e Lekajt. /EuroNews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shala për draft statutin e Asociacionit: Autonomi politike territoriale për serbët
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251