LAJMI I FUNDIT:

Tronditet Vlora nga krismat e armëve, vritet një 41-vjeçar

Tronditet Vlora nga krismat e armëve, vritet një 41-vjeçar

Vlora është tronditur nga disa krisma armësh të shtunën në mbrëmje. Nga të shtënat mësohet se ka humbur jetën shtetasi Laert Keka, 41- vjeç, banues në Vlorë.

Nga pamjet e publikuara shihet se viktima ka qenë duke ecur me motor, kur është qëlluar nga një makinë në ecje e sipër.


“Më datë 09.09.2023, ora 21:50, jemi njoftuar se në lagjen 28 nëntori, Vlorë, pranë Biblotekës ‘Shefqet Musaraj’, se ka të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se nga një automjet ngjyrë e zezë me targa italiane, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Laert Keka, i datëlindjes 02.07.1982, banues në Vlorë.”- njofton policia.

Mësohet se Laert Keka, për arsye ende në hetim, kishte ndryshuar edhe emrin edhe mbiemrin. Ai njihej edhe si Leartiad Lekaj.

Nëndrejtori për Rendin dhe Sigurinë, kryekomisari, Gazmend Shehu, në një deklarim për mediat nga vendngjarje u shpreh se janë ngritur pika kontrolli në hyrje- dalje të qytetit për arrestimin e autorëve të mundshëm.

“Nga persona të armatosur është shtënë me armë zjarri drejt një personi pranë Kishës Ortodokse, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Janë marrë masat për ndjekjen e autorëve.”- deklaroi ai.

Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë. Dyshimet janë se ajo u përkiste autorëve të ngjarjes ku mbeti i vrarë një shtetas mbrëmjen e sotme në Vlorë./RTSH