LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Kosova bëri lëshim të madh që pranoi marrëveshjen pa njohje formale

Bislimi: Kosova bëri lëshim të madh që pranoi marrëveshjen pa njohje formale

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka cilësuar si lëshim të madh të Kosovës faktin që ka pranuar marrëveshjen bazë të arritur me Serbinë në kuadër të dialogut mes dy vendeve, në të cilën nuk bën pjesë njohja formale.

Në një intervistë për median serbe “Danas”, Bislimi ka deklaruar se Serbia është pajtuar me tekstin e kësaj marrëveshje dhe se zbatimi i plotë i saj çon në një situatë të re dhe më stabile.

“Me Marrëveshjen Bazike (27 shkurt) Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai.


Bislimi: Presim largimin e masave nga BE-ja ndaj Kosovës para 14 shtatorit
Lexo po ashtu Bislimi: Presim largimin e masave nga BE-ja ndaj Kosovës para 14 shtatorit

Tutje, zëvendëskryeministri është shprehur se vendime të tilla siç i ka cilësuar ai madhore, duhet të merren nga liderë të guximshëm.

“Shpresoj se lidershipi i Serbisë do të gjejë forcë për ta zbatuar Marrëveshjen Bazike në plotni. Kosova ka qenë e gatshme që në fillim dhe është ende, për të bërë pjesën e saj. Ne jemi të gatshëm të rishikojmë dhe përmirësojmë më tej strukturën institucionale për serbët e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, por duhet të jetë e qartë se kjo është pjesë e juridiksionit të Kosovës, të cilën Serbia e njeh, e respekton dhe nuk kërkon ta minojë”, ka thënë Bislimi.

Ai ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e vë theksin te mbrojtja e pakicave, për çka ka shtuar se Kosova insiston në mbrojtjen e shqiptarëve ashtu si Serbia për serbët në Kosovë.

“Ne do të insistojmë në mbrojtjen e minoritetit shqiptar në Serbi me të njëjtën energji siç po e bën pala tjetër për komunitetin serb në Kosovë dhe besoj se do të ishte paradoks të sillemi ndryshe. Kjo temë është e pashmangshme, nëse të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë synim arritjen e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.

Ai ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës janë të diskriminuar dhe gëzojnë shumë pak të drejta në krahasim me serbët në Kosovë. Bislimi ka theksuar se shembull për këtë diskriminim në Serbi është pasivizimi i adresave, ndërkohë që ka shtuar se, Kosova në mënyrë të njëanshme po zbaton marrëveshjen për njohjen e diplomave, ndërsa Serbia po zbaton çlicensimin e diplomave tashmë të njohura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori