LAJMI I FUNDIT:

Pas përfundimit të sezonit veror, Ronela Hajati paralajmëron projekte të reja

Pas përfundimit të sezonit veror, Ronela Hajati paralajmëron projekte të reja

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka përmbyllur një sezon verore me shumë angazhime profesionale, shumë projekte, koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Për të gjithë këtë, artistja nga Shiqipëra ka folur në një postim të ri që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Ronela ka thënë që pavarësisht shumë punëve, lodhjeve dhe mundi ajo ka marr shumë dashuri nga fansat e saj.


Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja tha se sot (e shtunë) do të jetë koncerti i saj i fundit për këtë sezon dhe se pas dy vitesh intensive të marr pak kohë pushim për veten dhe të rikthehet në studio.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë tutje, Ronela paralajmërojë se ajo do të sjell një projekt të ri në muajin tetor.

View this post on Instagram

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

“Vera 23′. E vonuar por goditi! Shumë xhirime, mund, lodhje, koncerte,muzikë, lodhje prapë, të qeshura me dhimbje ,te qeshura me shpirt, prape lodhje, miq,falënderime, punë, konfuzime, por mbi të gjitha shume Dashuri qe kam marre nga jush! Sot kemi koncertin e fundit të kësaj vere dhe un ndjej te keni pas dy vitesh intensive te marr pak kohe pushim për veten dhe t’ju rikthyer studios sepse kam një frymëzim te çmendur për të shkruar muzikë! “Muzikalisht” bashkë do shihemi në tetor me një projekt që do këtë shumë shpirt brenda… Ju dua”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që kënga e fundit e Ronelës është bashkëpunimi që solli me Fifin “Hajde shpirt” në gusht të këtij viti. /Telegrafi/