Lokalet dhe restorantet e frekuentura nga Shqiptarët në Angli, po i nënshtrohen kontrolleve sistematike në gjetjen e emigrantëve ilegal prej policëve lokalë dhe agjencisë së kufirit.
Një emigrant shqiptar në qytetin e Donkaster i dërgoi Top Channel këto pamje të një operacioni në një lokal ku po darkonin disa shqiptarë.
“Lokali u mbyll për dy orë. Kush ishte brenda u kontrollua përmes shenjave të gishtërinjve përmes një laptopi që kishin me vete oficerët e emigracionit. Ky ishte kontrolli i tretë brenda pak javëve” tregoi emigranti shqiptarë.
Nga ky kontroll u gjetën dy shqiptarë të cilët ishin pa dokumente. Pasi janë prangosur ata shihen të futen në furgonët e policisë për ti dërguar në qendrën e dëbimeve”.
Emigranti shqiptarë në Donkaster tha se në këtë qytet nuk janë vetëm shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë pa dokumente. Kur vjen puna theksoi ai për indianët, kurdët apo edhe të tjerë ata nuk preken.
Për herë të parë prej nënshkrimit të marrëveshjes së ripranimit mes qeverisë shqiptare dhe angleze në Dhjetor 2022, të mërkurën dhe të premten në Rinas u ulën dy avionë me shqiptarë të dëbuar ndryshe nga muajt e shkuar kur mbërrinte vetëm një avion në javë.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri emigracionit në Angli dy javë më parë nga ku Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta tashmë ka nisur dëbimi i shpejtë i atyre që mbërrijnë me gomone.
Pesë shqiptare të mbërritur me gomone të Dielën e shkuar u dëbuan të enjten pa iu marrë në konsideratë asnjë pretendim në azil kërkim.
Sipas qeverisë angleze në 8 muajt e fundit janë dëbuar më shumë se 3.000 shqiptarë mbërritur ilegalisht.
Java e ardhshme pritet të gjejë në Tiranë Robert Jennrick ministër emigracioni në kuadër të një ministeriali të ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj