E nxitur nga pushtimi i vitit të kaluar të Ukrainës nga Rusia, Finlanda ka inventarizuar strehimoret ekzistuese të bombave dhe ka zbuluar se ka 50500 të tilla, tha ministria e Brendshme finlandeze.
Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake të NATO-s në muajin prill në një ndryshim historik në politikën e sigurisë, por është përgatitur për mundësinë e konfliktit me Rusinë për dekada të tëra, pasi i ka rezistuar një tentative pushtimi nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Tashmë në vitet pesëdhjetë, ky vend prezantoi ndërtimin e detyrueshëm të strehimoreve për situata emergjente në blloqe apartamentesh dhe ndërtesash zyrash, gjë që shpjegon numrin e madh aktual të tyre.
Një regjistrim i qeverisë tregoi se Finlanda, me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, ka rreth 50,500 streha për bomba që mund të strehojnë 4.8 milionë njerëz në rast emergjence ose sulmi, tha ministria.
Ai zbuloi gjithashtu se 91 për qind e strehimoreve janë mjaft të forta për t’i bërë ballë një sulmi të kryer nga armët konvencionale, ndërsa 83 për qind janë të pajisura për të siguruar strehim nga lëshimi i gazit ose në rast të një kërcënimi bërthamor, raporton reuters.
Strehimoret janë të pajisura me ventilatorë, dyer të mbyllura nga ajri, shtretër të grumbulluar dhe madje edhe tualete kimike, siç kërkohet nga ligji i 2011-s.
Në kohë paqeje, disa nga strehimoret nëntokësore kanë pishina, qendra sportive ose – si në veri të vendit – një park me tematik Babadimrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251