LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli reagon i revoltuar për sulmet kibernetike: Më sulmojnë faqet e fansave se me mua nuk ia dalin

Luiz Ejlli reagon i revoltuar për sulmet kibernetike: Më sulmojnë faqet e fansave se me mua nuk ia dalin

Edhe pse Luiz Ejlli është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, mesa duket ekzistojnë disa persona të cilët nuk e simpatizojnë shumë këngëtarin.

Sigurisht, kjo është diçka mëse normale, pasi jo çdo preferencë e çdo individi është e njëjtë. Por problemi qëndron se këta persona janë munduar ta shprehin këtë dashakeqësi duke sulmuar mbështetësit e këngëtarit dhe jo atë personalisht.

Luizi bëri një paralelizëm të situatave, ku kjo e fundit ishte gati e njëjtë me atë që i ndodhi edhe Kiarës brenda në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”. Në InstaStory-n e tij, ai shkroi: Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njësoj sikur Kiara në Big.


Foto: Luiz Ejlli/InstaStory

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli bëri bujë në rrjete sociale pasi më në fund profili i tij u verifikua. Por kjo nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë “tick-u” blu iu hoq.

Lidhur me këtë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë reagime të shumta. Madje përmes një video të postuar së fundmi në “Instastory” ai me shaka thotë se ka folur në telefon me Mark Zuckerberg. Luizi shprehet se Zuckerberg i ka kërkuar falje dhe madje i ka thënë se tani “tikc-un” do ia bëjë gold jo blu siç është.

“Sapo e mbylla telefonin me Zuckerberg-un. Më kërkoi falje 1000 herë, na e bëj hallall, të kemi rënë në qafë, ta kemi hapur, ta kemi mbyllur, ta kemi hapur. E përsa i përket “tick-ut” blu kujtuam se është shaka tha, se si ka mundësi se ti me 612 mijë ndjekës me pas 2 milionë reagime, ndërkohë që ka të tjerë me shumë më shumë dhe nuk marrin as 10 mijë. Kështu që taksirat, ndjesë. Për ndjesën që do na falësh tha do ta bëjmë “tick-un” gold. Presim”, ka thënë Luizi. /TCH/

Foto: Luiz Ejlli/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Cila mund të kenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cila mund të kenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Si u ndje kur pa puthjen e Eglit dhe Gjestit? Xheneta përgjigjet pa doreza

Si u ndje kur pa puthjen e Eglit dhe Gjestit? Xheneta përgjigjet pa doreza

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Kalo në kategori