LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Ferid Muradit, ndryshimet në Kodin Penal dhe protesta në Tetovë: Ngjarjet kryesore të javës së kaluar në RMV

Vdekja e Ferid Muradit, ndryshimet në Kodin Penal dhe protesta në Tetovë: Ngjarjet kryesore të javës së kaluar në RMV

Java që e lamë pas solli zhvillime të shumta në Maqedoninë e Veriut. Java e kaluar nisi me reagime të shumta pas ngjarjeve në Klinikën e Onkologjisë, në të cilën dyshohet se janë keqpërdorur ilaçet e pacientëve me kancer. Javën e kaluar ndërroi jetë nobelisti shqiptar me prejardhje nga Gostivari, Ferid Murad, ndërsa pati edhe protesta në qytetin e Tetovës.

Telegrafi Maqedoni iu sjell ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave në formë të shkurtuar.

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke mbledhur prova, në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të ilaçeve të pacientëve me kancer. Mediat ngritën dyshime se disa mjekë dhe motra medicinale kanë vjedhur ilaçet e pacientëve me kancer dhe të njëjtat i kanë shitur në treg të zi jashtë vendit, gjegjësisht në Kosovë. Pas këtyre dyshimeve Prokuroria bastisi Klinikën e Onkologjisë dhe njoftoi se do të vërtetohet çdo dyshim.


Prokuroria e Shkupit: Jemi duke mbledhur prova për punën e Klinikës së Onkologjisë, personat përgjegjës do të ndiqen penalisht
Lexo po ashtu Prokuroria e Shkupit: Jemi duke mbledhur prova për punën e Klinikës së Onkologjisë, personat përgjegjës do të ndiqen penalisht

Të martën u njoftua se mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad ka ndërruar jetë. Për vdekjen e tij shprehën ngushëllime figura të shumta botërore, ndërsa edhe politikanët dhe personalitete të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut.

Ndërron jetë nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad
Lexo po ashtu Ndërron jetë nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad

Të mërkurën Qeveria e Maqedonisë së Veriut me procedurë të përshpejtuar miratoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat parashohin ulje të dënimit me burg për veprat që kryhen nga funksionarët shtetëror. Ky propozim i Qeverisë, i cili u miratua nga deputetët në Kuvend shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal
Lexo po ashtu Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal

Të enjten Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi për herë të dytë aktgjykimin për rastin “Erasmus”, me çka dënoi me çka dënoi me katër vite e gjashtë muaj burg profesorët Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski. Ata u dënuan për veprën penale “marrje ryshfet”, gjegjësisht kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale nga studentet për nota kaluese në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale për nota kaluese
Lexo po ashtu Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale për nota kaluese

Familjarët e viktimave nga zjarri tragjik në Spitalin e Tetovës të premten organizuan protesta. Ata kërkuan që të ketë hetim të ri dhe fajtorët e vërtetë për këtë tragjedi të dalin para drejtësisë. Protestuesit kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit Ljubomir Joveski dhe të gjithë prokurorëve tjerë të përfshirë në këtë lëndë.

Protesta në dy vjetorin e ngjarjes tragjike në Spitalin e Tetovës, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Joveski
Lexo po ashtu Protesta në dy vjetorin e ngjarjes tragjike në Spitalin e Tetovës, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Joveski

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori