LAJMI I FUNDIT:

Manekinia Leila Depina me një edicion të guximshëm mode

Manekinia Leila Depina me një edicion të guximshëm mode
(Foto: Instagram/leiladepina)

Modelja Leila Depina tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia duke u shfaqur me një veshje të guximshme.

Përkatësisht, kjo bukuroshe kishte veshur zinxhirë, përmes të cilëve dukej gjoksi i saj, ndërsa të brendshmet i kishte në ngjyrën e lëkurës. Dukjen e kompletoi me grim të thjeshtë, stoli dhe sandale me taka.


Manekinia njihet për fotografimin me veshje të pakta në evente prestigjioze, ndaj u shfaq në një edicion të ngjashëm në fillim të këtij viti edhe në Festivalin e Filmit në Kanë.

(Foto: Twitter/21metgala)

Ndonëse disa përdorues të rrjeteve sociale mendojnë se nuk e ka vendin aty dhe se me këtë mënyrë të veshjes tregon mungesë respekti ndaj njerëzve të industrisë së filmit, ajo nuk i merr në konsideratë aspak kritikat e tyre.

Dukja me fustanin e kuq e Georgina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Venecia e frymëzuar nga Julia Roberts në “Pretty Woman”
Lexo po ashtu Dukja me fustanin e kuq e Georgina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Venecia e frymëzuar nga Julia Roberts në “Pretty Woman”

Pasi pozoi për fotografët në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, modelja shijoi një shfaqje të filmit “Hit Man”, me regji të Richard Linklater.

Siç dihet tashmë, edicioni i 80-të i Festivalit të Filmit në Venecia u ndikua shumë nga grevat e aktorëve dhe vetëm disa yje të Hollyëoodit mbërritën në Itali. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/21metgala)