Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu një deklaratë për gazetarët tha se Kodi Civil do të përsëritet në votim edhe këtë vit, derisa u shpreh e bindur se edhe do të kalojë.
Sipas saj, ky kod është shumë i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ajo u shpreh se këtë vit do të ketë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nuk do të dështojë sikur herën kaluar.
“Siç jeni në dijeni Kodi civil është në agjendën legjislative, është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka të bëjë me avancimin për të drejtat e njeriut nuk mendoj që ka qenë e drejtë që janë marrë vetëm më një nen sepse trajtohen shumë institute, është thjeshtë në interes të qytetarëve te Republikës së Kosovës.
Prandaj të gjitha partitë politike mazhoranca, opozita e kanë për obligim që të mbështesë atë, megjithatë në gjithë këtë kohë kemi qenë në diskutim me grupin parlamentar ,e deputet të cilët kanë pasur mendime të ndryshëm apo ndryshe nga grupi parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ndryshe nga atë që përfaqësuan lëvizja Vetëvendosje por unë jam optimiste që kësaj radhe brenda këtij viti në momentin kur do të procedojmë në qeveri dhe pastaj ne kuvend nuk do dështojë sikur herën e kaluar”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu tha se dështimi i ligjit, për kodin civil edhe këtë vit do të ishte i papranueshëm për Kosovën.
Tutje, Haxhiu ka paralajmëruar se në Kosovë do të vijnë edhe ekspertë nga Këshilli i Evropës, për të bërë vlerësimin për të drejtat e njeriut.
“Përndryshe për Republikën e Kosovës do të ishte e papranueshme sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës. Këshillin e Evropës , unë e kam përmendur edhe dje, presim ekspertët që të vijnë brenda këtij viti në Kosovë për të bërë vlerësimet e tyre në raport me të drejtat e njeriut. Prandaj do të ishte lajm shumë i mirë dhe shumë pozitiv që të kalojë kodi civil”, tha Haxhiu. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje