LAJMI I FUNDIT:

Bislimi në Hagë: BE-ja është destinacioni, fati e vizioni ynë

Bislimi në Hagë: BE-ja është destinacioni, fati e vizioni ynë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Gjatë qëndrimit në Holandë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një bisedë me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Leiden në Hagë dhe diplomatë të rinj.

Në fjalën e tij, Bislimi ka folur mbi zhvillimin e Kosovës dhe progresin socio-ekonomik që ka njohur vendi.

“Përtej barrierave me të cilat vendi është përballur, Kosova ka treguar potencialin e saj për zhvillim. Vëmendje të veçantë ka patur në rritjen e qëndrueshme dhe shpërndarjen e drejtë e të barabartë tek qytetarët. Zhvillimi i Kosovës u reflektua dhe në renditjet e indekseve ndërkombëtare”, ka thënë ai.


Sa i përket integrimit evropian, zëvendëskryeministri ka folur mbi mbështetjen e gjerë të qytetarëve ndaj anëtarësimit në familjen evropiane.

Ai ka theksuar se me rëndësi është fuqizimi i mesazhit se Kosova, përmes dhe institucioneve të saj të maturuara e të përgatitura, është e gatshme të bëjë hapa tutje në këtë proces.

“Bashkimi Evropian është vizioni, fati e destinacioni ynë”, është shprehur Bislimi.

Ai tutje ka thënë se sinjali që japin dhe raportet e përpiluara për Kosovën siç është vetë ai i Komisionit Evropian, mund të përdoret si kriter matës për të treguar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prapavijën e procesit të dialogut me Serbinë dhe Marrëveshjen Bazike të arritur këtë vit. Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e gjithëpërfshirës. Në përfundim, ai i falënderoi studentët dhe Universitetin Leiden për mundësinë dhe bashkëbisedimin e frytshëm të zhvilluar”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve

Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve

Drejtësi
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Kalo në kategori