Vera shqiptare është një tjetër produkt që po gjen çdo ditë e më shumë terren në tregjet e huaja, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat dhe kujdesit që po i kushtojnë cilësisë së prodhimit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, gjatë periudhës janar-korrik 2023, eksporti i verës, mushtit të rrushit dhe vermuthit është rritur me 4.8 herë në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë këtij 7 mujori janë eksportuar 41.5 tonë sasi nga vetëm 8.6 tonë që u eksportuan një vit më parë. Për këtë periudhë të ardhurat nga shitja e verës për eksport rezultojnë 4.5 herë më të larta, duke u regjistruar në afro 58 milionë lekë.
MBZHR po mbështet zhvillimin e sektorit që bart potenciale të mëdha për rritjen e mëtejshme të eksporteve, por edhe për të orientuar konsumin e brendshëm drejt produkteve shqiptare.
Krahas mbështetjes me subvencione dhe grante së fundmi, falë një pune të madhe nga ekspertët e MBZHR-së, Shqipëria është bërë shteti i 50-të në botë i anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), gjë që do t’i japë më shumë mundësi prodhuesve për të depërtuar më shumë në tregjet e huaja, për të krijuar ura bashkëpunimi si dhe për t’u njohur me kultivarë dhe teknologji të reja të prodhimit.
Po ashtu, ligji i ri i vreshtarisë i cili hyn në fuqi në vitin 2024, do të jetë një tjetër instrument në të mirë të sektorit, i cili do të vendosë rregulla të reja, kontroll të shtuar si dhe pritet të ndikojë në rritjen e formalizimit, si problemi kryesor që vuan aktualisht sektori.
Ndërsa investimet në industrinë e përpunimit të verës me mbështetjen e programit IPARD II kanë qenë një tjetër nxitje për zhvillimin e sektorit sipas standardeve më të mira, që sot kanë sjellë dhe rritje të eksporteve të këtij sektori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker