LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk shoh kushte për zgjedhje të afërta, dorëheqjet janë më të dinjitetshme

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk shoh kushte për zgjedhje të afërta, dorëheqjet janë më të dinjitetshme

Është miratuar udhëzimi administrativ përmes të cilit qytetarëve në katër komunat në veri të vendit përmes peticionit do t’u mundësohet që të vendosin nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit.

Lidhur me këtë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, shprehet se e sheh si iniciativë që nuk mund të ketë suksesin e duhur dhe se lë për të dëshiruar se sa është ligjore, meqenëse siç tha, neni 72 i Kushtetutës e qartëson këtë situatë dhe ndoshta s’ka pasur nevojë për këtë iniciativë hiç.


“Në bazë të asaj çka shohim në terren, nuk shoh kurrfarë kushtesh qoftë për zgjedhje, qoftë për këtë iniciativë, nuk shoh asnjë kusht që mund të ketë ndonjë palë zgjedhje të menjëhershme këtu”, ka deklaruar Zeqiri në Klan Kosova.

“E them këtë për shkak se nuk varet prej zgjedhjeve vetëm prej pakicës, komunitetit shqiptar që është nëpër këto komuna, pra varet shumë prej shumicës, kurse shumica është e barrikaduar në atë që nuk i përgjigjet asnjë iniciative shtetërore. Për atë e them se nuk shoh kushte që mund të mbahen ndonjë palë zgjedhje të afërta këtu. Shkon proces i gjatë dhe s’besoj qe serbët do t’i përgjigjen asaj iniciative”, deklaroi Zeqiri.

Ai tutje foli edhe rreth asaj se nëse më mirë do të kishte qenë shkarkimi apo ndonjë iniciativë tjetër – ndonjë marrëveshje politike për dhënie vullnetare të dorëheqjeve.

“Unë jam shprehur gjithmonë që dorëheqjet janë më të dinjitetshme dhe për neve si kryetarë, por edhe për qeverinë në këtë aspekt”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori