LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet njëri prej ukrainasve më të pasur, akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash

Arrestohet njëri prej ukrainasve më të pasur, akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash

Gjykata në Ukrainë urdhëroi dje që manjati Ihor Kolomoisky të ndalohet për dy muaj, nën dyshimin për mashtrim dhe pastrim parash, një veprim i papritur kundër një prej oligarkëve më të fuqishëm të Ukrainës.

Arrestimi i Kolomoisky, i cili është nën sanksionet e SHBA dhe mbështeti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në zgjedhjet e 2019, vjen në një kohë kur Kievi dëshiron të dëshmojë se po lufton korrupsionin edhe në kohë lufte, transmeton Telegrafi.

Avokatët mbrojtës të Kolomoiskyt thanë se do të apelojnë vendimin, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tij dhe se ai nuk do të paguajë garancinë prej gati 14 milionë dollarësh që do të siguronte lirimin e tij.


Ukrainasit publikojnë fotografinë e raketës së pashpërthyer ruse në Kramatorst: Në vend të njëmijë fjalëve
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë fotografinë e raketës së pashpërthyer ruse në Kramatorst: Në vend të njëmijë fjalëve

Pas marrjes në pyetje në gjyq në Kiev në orët e vona të premtes, në pamjet televizive mund të shihet se si Kolomisky, një prej ukrainasve më të pasur, nxirret nga salla i veshur me bluzë me ngjyrë të kaltër.

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU), ka njoftuare për rastin e Kolomoisky dje, duke publikuar fotografitë në Telegram që tregojnë se si pjesëtarët e SBU-së i dorëzojnë dokoumente të cilat i akuzuari i nënshkruan.

“U vërtetua se nga viti 2013 deri në vitin 2020, Kolomoisky legalizoi gjysmë miliardë hryvnia (14 milionë dollarë amerikanë), duke i zhvendosur jashtë vendit duke përdorur infrastrukturën e bankave nën kontrollin e tij”, tha SBU. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori