LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për vrasjen e 37 vjeçares në Tiranë, dyshohet se motra e vrau pas një konflikti

Policia jep detaje për vrasjen e 37 vjeçares në Tiranë, dyshohet se motra e vrau pas një konflikti
Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e 37 vjeçares në Tiranë.

Siç njofton Policia, 37 vjeçarja fillimisht ishte raportuar nga familjarët e saj për vdekje natyrale, por pas autopsisë ka rezultuar se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës, transmeton Telegrafi.

“Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës”, njofton Policia.


Vritet me thikë një grua në Tiranë, policia arreston motrën e viktimës
Lexo po ashtu Vritet me thikë një grua në Tiranë, policia arreston motrën e viktimës

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Lajme
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Lajme
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Lajme
Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?

Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?

Siguri
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Lajme
Rama thotë se Prishtina s’ka më probleme me mbeturina pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së

Rama thotë se Prishtina s’ka më probleme me mbeturina pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së

Lajme
Kalo në kategori