LAJMI I FUNDIT:

Vritet me thikë një grua në Tiranë, policia arreston motrën e viktimës

Vritet me thikë një grua në Tiranë, policia arreston motrën e viktimës
Foto: Ilustrim

Vritet në banesën e saj një grua në Tiranë. Në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vrarë nga motra e saj gjatë një debati e sipër.


Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.

Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. /Ora News/