LAJMI I FUNDIT:

Kolona dhe pritje të gjata vetëm në vendkalimin kufitar në Merdar

Kolona dhe pritje të gjata vetëm në vendkalimin kufitar në Merdar

Kolona të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve që po kthehen nga pushimet në Kosovë, janë regjistruar edhe pasditen e sotme vetëm në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti orës 18:45), njofton bashkatdhetarët po presin deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdar, ku kolona e automjeteve arrin deri në 400 metra, transmeton Telegrafi


Në vendkalimet e tjera nuk pritet më gjatë se 3-5 minuta si në hyrje ashtu në daje të Kosovës, përveç te Dheu i Bardh. Në këtë vendkalim për të dalë nga Kosova pritet deri në 15 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë LINK /Telegrafi/