LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Kolo Muanit te PSG aktualisht është i anuluar

Kalimi i Kolo Muanit te PSG aktualisht është i anuluar

Kalimi i Radal Kolo Muanit te Paris Saint-Germain aktualisht është anuluar siç qëndrojnë gjërat.

Sipas asaj që raporton Christian Falk nga Bild Sport, sulmuesi do të qëndrojë te Eintracht Frankfurti.

PSG thuhet se ka ofruar 100 milionë euro te skuadra gjermane, mirëpo këta të fundit kërkojnë ende më shumë.


Frankfurti duket se po bën lojëra me kampionin e Ligue 1, pasi është duke e rritur çmimin në vazhdimësi.

U mendua se marrëveshja do të arrihej, porsa PSG të ofronte Hugo Ekitike dhe 80 milionë euro.

Mirëpo, Enitrachti e ka refuzuar edhe këtë ofertë dhe duket se Kolo Muani do të shpresojë të kalojë në Parkun e Princave në afatin e janarit. /Telegrafi/