Në vendin tonë sot ka filluar viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar. Në fytyrat e nxënësve vërehej gëzimi dhe entuziazmi teksa të shoqëruar nga prindërit e tyre shkonin në shkollë.
Në oborrin e Shkollës Fillore e Mesme e Ultë (ShFMU) “Faik Konica” në Prishtinë është parë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, shoqëronin njërën nga vajzat e tyre, që sivjet do t’i ndjek mësimet në klasën e dytë.
Konjufca për Telegrafin foli për përgatitjet që ia kanë bërë vajzës së tyre për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe për blerjen e teksteve shkollore.
Ai u shpreh optimist se javën e ardhshme të gjithë nxënësit do të pajisen me tekste shkollore.
Sipas tij, edhe pse me vonesë ky është një vendim që është marrë nga MASHTI-i.
“Jam prind i dy vajzave, e njërën e kam në këtë shkollë. Ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme të gjithë do të jenë të pajisur me tekste. Mendoj që mund të rregullohet dhe më mirë, këtë vit filloi kështu e vitin e ardhshëm mund të përmirësohet si situatë. Ka qenë në formë të aplikacionit [për subvencionim] nuk ka qenë vështirë. Ndoshta për ndonjë prind ka mundur të ketë vëshitrësi”, ka thënë Konjufca.
I pyetur se si po ndihet Konjufca teksa përcjell fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ai tha se “një prind ndihet gjithmonë i gëzuar kur e sjell fëmijën e vet në shkollë”.
Edhe bashkëshortja e Konjufcës, Emira Bajçinca – Konjufca për Telegrafin tha se aplikimi online në e-Kosova ishte i thjeshtë për mjetet e destinuara për tekste shkollore.
Ajo tha se i kuptojnë disa prind që kanë vështirësi në aplikim, por siç tha ajo nuk është hera e parë që ajo e përdor këtë platformë.
“Mbase unë kam aplikuar dhe më herët online në situata të ndryshme, kështu që nuk ka pasur ndonjë vështirësi. Jemi vigjilentë që mund të ketë vështirësi për disa prindër, qasja online dhe disa procedura të tjera që i nevojitet një aplikacioni”, u shpreh Bajçinca-Konjufca.
Nëse ia ka kompletuar vajzës të gjithë tekstet shkollore që duhen për klasën e dytë, zonja Bajçinca -Konjufca theksoi se duhej pritur për ndonjë tekst shkollor.
“Dje kur kemi shkuar bashkë që t’i blejmë librat për vajzën, na treguan që me lëndën Edukatën Figurative duhet të presim pak për klasën e dytë, derisa të merret një vendim nga ministria. Besoj që edhe ajo do të rregullohet shumë shpejt”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje