Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka një politikë strategjike ndaj Kosovës dhe se synimet e tij të vetme janë blerja e kohës dhe ruajtja e ndikimit të Listës Serbe.
Janjiq ka thënë se në takimin e Vuçiqit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të planifikuar për 14 shtator në Bruksel, nuk do të arrihet asnjë marrëveshje konkrete.
“Edhe Vuçiq edhe Kurti po blejnë kohë. Të gjithë insistojnë në de-eskalim, por në thelb gjithçka bazohet në dy çështje: kur do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kur policia e Kosovës do të tërhiqet nga veriu. Edhe Kurti edhe Vuçiq janë larg zgjidhjes. këto dy probleme thelbësore”, ka vlerësuar Janjiq dhe ka shtuar se nuk po diskutohet për kthimin e serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës.
Sipas tij, kriza në aspektin e sigurisë ka lënë mënjanë zgjidhjet politike.
“Dhe kjo i bën nervozë QUINT-in dhe bashkësinë ndërkombëtare. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë propozim nga Beogradi se kur dhe në çfarë kushtesh do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës. Vuçiq dhe Kurti po luajnë në kufijtë e rreziqeve të sigurisë”, tha ai.
I pyetur nëse Vuçiq duhet t’i kthejë serbët në institucionet e Kosovës para formimit të Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqjes së Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, siç transmeton “Danas”, Janjiq tha se kjo më nuk është zgjidhje.
“Kurti me masat e tij dhe me sjelljen joadekuate të Beogradit ka krijuar një realitet të ri në Kosovë, ndër të tjera po e mbush policinë me serbë në një konkurs që është sipas ligjit, por jo në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Beograd ushtron presion mbi serbët që i bashkohen policisë së Kosovës, në vend që të kenë iniciativën për t’u kthyer në të gjitha institucionet e Kosovës”, tha Janjiq, transmeton Telegrafi.
Ai vlerësoi se veriu i Kosovës është shkëputur dhe se për momentin askush nuk e sheh Asociacionin si zgjidhje të krizës.
Ai ka thënë se Vuçiqit në Kosovë i intereson vetëm Lista Serbe.
“Vuçiq nuk ka ndonjë strategji apo kreativitet në politikën e tij ndaj Kosovës. Ai i qëndron Asociacionit dhe ka refuzuar ofertat e Perëndimit për autonomi rajonale për serbët. Përveç kësaj, Vuçiq po intensifikon sulmet ndaj serbëve që nuk mendojnë si Lista Serbe, siç është rasti me përndjekjen Momçillo Trajkoviq. Trajkoviq po përpiqet të formojë Këshillin Kombëtar Serb, i cili me shumë mundësi është një nga mënyrat për të dalë nga kriza aktuale”, theksoi Janjiq.
Ai përkujtojmë se Kurti dy ditë më parë tha se ka bashkëpunim të mirë me Listën Srpski.
“Vuçiq dhe Kurti po dakordohen për zgjedhjet, por pa serbët e tjerë. Takimi mes Vuçiqit dhe Kurtit, të cilin Josep Borrell (Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri) e ka caktuar për 14 shtator në Bruksel, nuk do të çojë në ndonjë marrëveshje konkrete dhe progres, përveç që Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës të dakordohen për kushtet e zgjedhjeve, të cilat nuk do të jenë në interes të serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka përfunduar Janjiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit
Kondov: Marrëveshja europiane RMV-Bullgari është e qartë, nuk ka nevojë për ndërmjetësim
“Kardiokirurgjia endoskopike ndër metodat më të reja të trajtimit të pacientëve”
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë