LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kurti – Vuçiq, analistët thonë se pala kosovare duhet t’i qëndrojë zotimeve të bëra

Takimi Kurti – Vuçiq, analistët thonë se pala kosovare duhet t’i qëndrojë zotimeve të bëra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i rikthehen tryezës se bisedimeve më 14 shtator, kështu ka njoftuar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit vjen pas disa thirrjeve të ndërkombëtarëve që palët t’i rikthehen dialogut, ndërsa së fundmi ata ishin takuar më 2 maj, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.


Analistët në Kosovë konsiderojnë se pala kosovare duhet të jetë e qartë me qëndrimet e veta në dialog, ndërsa vlerësojnë se është mirë që dy udhëheqësit e shteteve po rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Analisti Gazmir Raci në një deklaratë për Telegrafin ka pohuar se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen problemet mes dy shteteve.

“Është me rëndësi që të dy udhëheqësit e shteteve po rikthehen në tryezën e Brukselit, sepse vetëm përmes asaj tryeze mund të zgjidhen problemet që janë mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të rrugëtimit në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

Gjithashtu, Raci theksoi se Serbia duhet ta bëjë të qartë orientimin e saj dhe të mos pengojë Kosovën dhe as vendet tjera të Ballkanit.

“Nëse Serbia nuk ka orientim me u integru në Bashkimin Evropian, ajo duhet ta bëjë të qartë pozicionin e saj para ndërmjetësve, në mënyrë që mos me qenë pengesë as e Kosovës por as e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor. Nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e BE-së, atëherë ajo duhet me dhanë zotimin e ri për planin franko-gjerman”, tha mes tjerash ai.

Analisti Gazmir Raci

Sipas Racit, plani frank-gjerman është zgjidhja momentale për të zgjidhur problemet mes dy shteteve.

“Plani franko-gjerman është zgjidhja momentale për me i tejkalu pengesat që i kemi në raportet mes dy vendeve, por këtu duhet të ketë vendosmëri edhe nga ndërkombëtarët që më kërku zotim zyrtar nga Serbia nëse është për zbatim të planit franko-gjerman, dhe aneksit të Ohrit. Kur jemi të ankesi i Ohrit, duhet ta kemi parasysh se duhet respektuar nga pika e parë deri në pikën e fundit dhe nuk mund të zbatohet me selektim të pikave që kanë interes vetëm Serbët”, ka pohuar ai.

Raci vlerësoi se ankesi i Ohrit duhet të fillojë të zbatuari që nga pika e parë.

“Duhet të fillojë nga pika e parë ku nuk do ta cenojë kufirin e Kosovës, do t’i respektojë simbolet e Kosovës, do të respektojë integritetin territorial të Kosovës, dhe po ashtu nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës më tutje. Nëse Serbia insiston që aneksi të zbatohet lartë-poshtë unë mendoj që këtu është një problem shumë i madh”, deklaroi ai.

Ndërsa, analisti Dritëro Arifi tha se pala kosovare me 14 shtator duhet t’i qëndrojë zotimeve të veta që kanë marrë në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.

“Në takimin e radhës mendoj që Bashkimi Evropian e ka caktu më 14 shtator, pala kosovare duhet t’i qëndrojë zotimeve të veta që i ka marrë në shkurt dhe në mars, me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, dhe t’i paraqes platformën se si do dukej përfundimi i asaj marrëveshje. I bie që pala kosovare duhet ta bëjë një vetë-menaxhim për një asociacion të ashtuquajtur si vetë-menaxhim, dhe si do të duket komplet faza finale e këtij dialogu”, pohoi ai.

Arifi tha se Kosova duhet ta kërkoj njohjen reciproke, përndryshe sipas tij, çdo devijim nga kjo nuk do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Analisti Dritëro Arifi

Ndryshe, të enjten përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell gjatë një konferencë për media njoftoi për takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell: Kurti dhe Vuçiq takohen më 14 shtator
Lexo po ashtu Borrell: Kurti dhe Vuçiq takohen më 14 shtator

Dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori