LAJMI I FUNDIT:

Nacionalizmi i kryetarit të Banja Lukës, e vendos mbishkrimin “Kosovë e Metohi” në një shkollë, reagon Surroi

Nacionalizmi i kryetarit të Banja Lukës, e vendos mbishkrimin “Kosovë e Metohi” në një shkollë, reagon Surroi

Kryetari i Komunës së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviq, është ngjitur në skelë për ta emërtuar shkollën  fillore “Vuk Karaxhiq” në “Kosovë e Metohi”, përkundër kundërshtimit të drejtoreshës të shkollës.

Siç raporton “N1”, kryetari i Komunës ka debatuar me drejtoreshën e kësaj shkolle, e cila ka këmbëngulur se emri i shkollës në Ada nuk është “Kosovë e Metohi”, por “Vuk Karaxhiq”.


“Drejtoreshë, a është kjo Shqipëria apo Republika Srpska? Republika e Srpska. Atëherë do të shkruajë ‘Kosovë dhe Metohi’. Mjeshtër, ngjituni lart! Unë do të ngjitem në skelë, do të shkruajë [Kosovë dhe Metohi] dhe asnjë ministri dhe askush nuk mund ta heqë atë…”, ka thënë Stanivukoviq, transmeton Telegrafi.

Tatjana Vilendeçiq, drejtoresha e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”, duke reaguar ndaj fjalëve të Stanivukoviqit për Kosovën, tha se se pa Vuk Karaxhiq, nuk ka serb, alfabet cirilik dhe asgjë.

Ndërsa, Stanivukoviq i është përgjigjur se “pa Kosovën nuk ka asgjë”.

Ndaj kësaj ngjarjeje në Banja Lukë, ka reaguar publicisti Veton Surroi, duke thënë se ky rast “ndoshta metafora më e mirë e hipernacionalizmit të sotëm serb!”.

“Poshtë gjuha dhe letërsia, edhe gjuha dhe letërsia serbe!”, ka shkruar Surroi në një postim në platformë X. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori