LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dragashit siguron transport falas për të gjithë nxënësit

Komuna e Dragashit siguron transport falas për të gjithë nxënësit

Komuna e Dragashit ka siguruar transportin falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe për ata që vijojnë mësimet në shkollën e mesme të kësaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, duke treguar në detaje për të gjitha relacionet mes fshatrave të Dragashit.


Ai tutje ka thënë se kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini ka realizuar edhe një premtim, ndërsa ka shtuar se kjo është “dhurata e shtatorit”.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari Bexhet Xheladini realizon edhe një premtim, duke siguruar transport pa pagesë për nxënësit e Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në relacionet Brezne-Dragash dhe Zaplluxhe-Dragash.

Për nxënësit e shkollave fillore nga fshatrat e tyre(paralelet e ndara) drejt shkollave amë në relacionet Pllajnik-Kosavë; Kapre- Bellobrad; Plavë-Llopushnik; Rrenc-Dragash; Zaplluxhe- Blaç; Brezne- Llopushnik; Zgatar- Blaç; Buçe- Llopushnik; Brrut- Bellobrad; Buzes- Bresanë; Zym- Bellobrad; Xërxe- Dragash”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori