Prokuroria Speciale ka arrestuar të enjten një person me inicialet N.S., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Sipas njoftimit, i njëjti ka kanosur me vrasje kryeministrin e Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” me përmbajtje inkriminuese.
Po ashtu, bëhet e ditur se këtë deklaratë ai e ka përsëritur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS” në RTV Dukagjini.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.
“Unë konsideroj që çdo njeri, i cili bën të këqija siç bën Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse ai është tradhtar ndaj atdheut prandaj…”, është deklarata që i arrestuari N.S ka dhënë në emisionin “DEBAT PLUS”.
Ndërsa, në Facebook ai ka shkruar “veç një telefon ma bën Faton aty më ki, për çka të ka nevojë mezi s’po pres me ja nisë!”, duke i dal në mbrojtje Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut, i cili të mërkurën gjatë ditës kishte shkruar mes tjerash se ‘më përpara e vret kryeministrin Kurti, se sa e lëshon Kosovën’.
Edhe Klinaku një ditë më parë është intervistuar nga hetuesit policorë, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
I arrestuari për kërcënim me vrasje të kryeministrit Kurti
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kryerja e kësaj vepre dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
“Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 126 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”, parashihet me Kodin Penal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite