LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së kritikon Klinakun për deklaratën kërcënuese ndaj Kurtit: I zgjove nga gjumi LVV-në, ishin të heshtur nga skandalet

Deputeti i PDK-së kritikon Klinakun për deklaratën kërcënuese ndaj Kurtit: I zgjove nga gjumi LVV-në, ishin të heshtur nga skandalet

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar drejtuesin e OVL-UÇK-së Faton Kinaku për deklaratën e tij “më parë e vras Kurtin, se që largohem nga Kosova”.

“Faton Klinaku me deklaratën e tij është treguar i pamatur pikërisht duke i shkuar për shtati LVV-së e cila që nga themelimi nxitë vazhdimisht vlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputeti opozitar thotë se Klinaku me këtë deklaratë “zgjoi” LVV-në që sipas tij ishin të heshtur prej muajsh për shkak të skandaleve.


“Klinaku i paska zgjua nga gjumi LVV- në se ka disa muaj janë heshtur e besa as statusa nuk kishin fytyrë me postua në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditshme të Qeverisë”.

Haxhiu thotë se LVV-së deri më tani nuk u kanë penguar skandalet e shumta e “që tash po u pengoka deklarata e Klinakut”.

Reagon këshilltari i kryeministrit Kurti: Gjuha e Faton Klinakut nuk përfaqëson luftëtarin e UÇK-së, as veteranin e luftës
Lexo po ashtu Reagon këshilltari i kryeministrit Kurti: Gjuha e Faton Klinakut nuk përfaqëson luftëtarin e UÇK-së, as veteranin e luftës

“LVV-së nuk i ka penguar as vjedhja e rrymës, as vjedhja e grurit, vajit, sheqerit, as arrestimi i sekserit Ridit e dilerit të drogës asambleistit të LVV-së Mujecit”.

“E tash po u pengojka deklarata e Faton Klinakut, po kanë harru që pikërisht VV-ja me eksponentët e saj bënin thirrje çdo ditë për vrasjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit”.

“Pse LVV-ja nuk përgjigjet cilin politikan te PDK-se ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit? Shumë bre hipokrita!!!”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Edhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Aziz Bici, ka reaguar pasi ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK, Faton Klinaku, ka kërcënuar me jetë Kurtin.

Bici, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po bëhet hera e dytë që brenda rreth një muaji Kryeministri i Republikës së Kosovës po kërcënohet publikisht, dhe në të dy rastet ato kërcënime vijnë nga njerëz që po flasin në emër të veteranëve të luftës dhe që përfaqësojnë ata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori