LAJMI I FUNDIT:

Reagon këshilltari i kryeministrit Kurti: Gjuha e Faton Klinakut nuk përfaqëson luftëtarin e UÇK-së, as veteranin e luftës

Reagon këshilltari i kryeministrit Kurti: Gjuha e Faton Klinakut nuk përfaqëson luftëtarin e UÇK-së, as veteranin e luftës

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Aziz Bici, ka reaguar pasi ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK, Faton Klinaku, ka kërcënuar me jetë Kurtin.

Bici, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po bëhet hera e dytë që brenda rreth një muaji Kryeministri i Republikës së Kosovës po kërcënohet publikisht, dhe në të dy rastet ato kërcënime vijnë nga njerëz që po flasin në emër të veteranëve të luftës dhe që përfaqësojnë ata.

“Në fund të muajit korrik, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili duke folur për veteranët dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë, kërcënonte institucionet dhe kryeministrin ndër të tjerash kishte thënë se ‘kur vijnë ata, nuk vijnë për me i tha puna e mbarë’. Ndërkaq dje, u.d. i Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku fillimisht tha se ‘më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova’, e më pas, në vend që të reflektojë, e përsëritë kërcënimin e njëjtë”, ka shkruar Bici, transmeton Telegrafi.


Bici, që gjatë luftës ishte komandant batalioni i UÇK-së, thotë se “kjo gjuhë është e papranueshme për këdo. Veçanërisht e papërgjegjshme, e padinjitetshme, dhe jokombëtare, për dikë që flet ose përfaqëson veteranët e luftës. Kryeministri i Republikës është kryeministër i të gjithëve. Është i Republikës për të cilën kemi luftuar”.

Kreu i OVL të UÇK, Klinaku: Më parë e vras Kurtin, sesa iku nga Kosova
Lexo po ashtu Kreu i OVL të UÇK, Klinaku: Më parë e vras Kurtin, sesa iku nga Kosova

“Nuk duhet të pajtohemi për asnjë moment, as si shoqëri e as si veteranë të luftës, që me aq lehtësi të flitet për sulme, kërcënime dhe vrasje të kryeministrit të vendit tonë. Nga gjuha e tilla duhet të distancohen të gjithë. Ajo nuk e përfaqëson luftëtarin e UÇK-së e as veteranin e luftës. Luftëtari i UÇK-së ka mbrojtur dhe luftuar për vendin. Ai nuk kërcënon, nuk sulmon e as nuk vret. Gjeneratat e reja nuk duhet ta krijojnë përshtypjen se kush ishte UÇK-ja përmes gjuhës dhe deklaratave të këtilla iracionale”, ka thënë Bici.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga hetuesitë policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, për postimin që bëri të martën në rrjetin social në Facebook, se “më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Klinaku, prmes një postimi në Facebook, të martën ka thënë se “Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”.

Kreu i OVL të UÇK-së tregoi një bisedë që e ka pasur me votuesin e Kurtit, i cili sipas tij ka thënë se “s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”, ndërsa ai iu ka përgjigjur duke thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Ndaj kësaj deklarate të Klinakut kanë reaguar edhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani  dhe deputeti i LVV-së, Enver Dugolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori