Qeveria e koalicionit të majtë-liberal të Gjermanisë nuk arriti të merrte një vendim për subvencionimin e energjisë elektrike gjatë takimit në Meseberg.
Një propozim nga Ministria e Ekonomisë dhe Klimës e udhëhequr nga të Gjelbrit për të kufizuar çmimet në 6 cent për KWh për industri të caktuara, nuk mund të fitonte mbështetjen e kancelarit Olaf Scholz.
Duke folur me gazetarët, Scholz tha se Qeveria ka ndërmarrë tashmë përpjekje serioze për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji.
“Fakti që vepruam kaq herët na ndihmoi të kalonim dimrin dhe nuk bëri ftohtë në shtëpitë dhe fabrikat tona, dhe ekonomia ishte në gjendje të vazhdonte të funksiononte”, tha Schols, duke iu referuar masave të qeverisë për të zëvendësuar importet ruse të energjisë dhe për të nxitur alternativat e rinovueshme.
“Dhe ne shpenzuam shumë para për ta subvencionuar këtë, shumë miliarda, pasi rritja e çmimit ishte e dukshme kudo gjatë asaj kohe. Tani po shohim që çmimet po bien sërish”, shtoi ai.
Socialdemokrati Scholz nënvizoi se çmimet e importit të Gjermanisë panë një rënie të ndjeshme në korrik, duke treguar se rënia e çmimeve të energjisë ka një ndikim pozitiv tek kompanitë.
“Kostot e përgjithshme të importit për Gjermaninë po bien dhe ky është rezultat i strategjisë që kemi zhvilluar. Dhe strategjia jonë synon të sigurojë kosto të ulëta të energjisë elektrike në Gjermani duke zgjeruar energjitë e rinovueshme me një ritëm edhe më të shpejtë”, theksoi kancelari gjerman.
Më parë, ministri i Financave, Christian Lindner hodhi poshtë planet e të Gjelbërve për të subvencionuar energjinë elektrike të përdorur nga kompanitë industriale.
Ai argumentoi se një masë e tillë do të binte ndesh me parimet e ekonomisë sociale të tregut dhe do të ishte veprim “ekonomikisht jo i mençur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A