Molloul Fatah, 27-vjeçari algjerian i arrestuar për vrasjen e Klajdi Bitrit me shtizë i tha policisë së nuk e ka kuptuar se ka qëlluar të riun shqiptar dhe se vrasja ka qenë aksidentale.
Sipas dosjes hetimore Fatah pasi e ka goditur të riun i ka hequr shtizën nga gjoksi dhe është larguar.
Nëse algjeriani ishte në dijeni të asaj se çfarë kishte bërë ajo që ndodhi më pas është dhe më e habitshme për hetuesit e çështjes. “Ai shkoi në plazh me të fejuarën e tij dhe ndoshta përdori të njëjtën pushkë peshkimi dhe ndoshta të njëjtën shtizë që i hoqi të riut shqiptar nga gjoksi për të peshkuar, e njëjta shtizë me të cilën 3 orë më parë kishte vrarë një njeri”.
Vrasësi, u kap pas disa orësh, ishte pa këmishë dhe me fytyrën për tokë dhe bërtiste i dëshpëruar: “Jo, jo, nuk e vrava”.
“Ku është pushka?” e pyeti një karabinier të dashurën që ishte aty. Dhe ajo tregoi një çantë në tokë, afër Fatahut.
Dinamika e ngjarjes sipas dosjes e rindërtuar nga karabinierët dhe nga hetuesit është kështu:
“Në ngjarje janë përfshirë: janë tre makina, në të parën një familje dhe në timon ishte gruaja; në të dytin, një Opel Astra, ishin Fatah dhe e dashura me të cilën jetonte në Jesi; dhe në të tretën, një Mercedes me targa belge, ku ishin dy vëllezërit Bitri miq të familjes që ishin në makinën e parë”.
“Ndodhi që gruaja ngadalësoi shpejtësinë sepse nuk e dinte mirë rrugën, dhe Fatah nervozohet dhe e ofendon me fjalë. Bashkëshorti i gruas në timon nervozohet dhe i thotë algjerianit “shkofsh në ferr”.
“Të dy burrat tashmë të acaruar dalin nga makinat dhe fillojnë të zihen me grushte. Në këtë moment hyn ti ndajë Klajdi i ndjekur nga i vëllai dhe miku i tyre që ndodhej në makinë më ta. Fetah merr pushkën e ujit dhe gjuan me shtizë. Shtiza godet Klajdin në gjoks”, thuhet në dosje.
“E mora pushkën për t’u mbrojtur”, thotë Fatah.
“Nuk është e vërtetë, se ka qëlluar Klajdi me grushte ai hyri ti ndante”, thotë vëllai i viktimës.
“Algjeriani e ka goditur me shqelma dhe grushte burrin tim – thotë gruaja që ishte në timon në makinën e parë.
“Klajdi, vëllai dhe miku i tyre vrapuan për të na mbrojtur dhe kur algjeriani i pa përballë, hapi bagazhin, nxori pushkën dhe qëlloi Klajdin. Në mes të gjoksit”, janë dëshmitë e mbledhura nga hetuesit.
Hetuesit duket se besojnë më shumë në këto versione të fundit.
“Kam hapur dosjen për vrasje të rëndë me dashje, për arsye të kota”, tha prokurorja e Ankonës, Monica Garulli, e cila urdhëroi që sot t’i bëhej autopsia trupit të Klajdit. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti