Janë bërë publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Nga 25 qenë endacakë të gatshëm për adoptim, dy qytetarë kanë shprehu gatishmëri t’i adaptojnë dy prej tyre.
I pari i kryeqytetit, Rama ka theksuar se problemi me qentë endacak nuk është vetëm në këtë komunë, porse në gjithë vendin.
Sipas tij, Prishtina ka bërë investimet më të mëdha në këtë drejtim, madje siç tha ai, më të mëdha se Qeveria e Kosovës.
Derisa apeloi gjithë qytetarët e vendit që të kujdesën për kafshë, ai tha se në bazë të dhënave të OJQ-ve janë rreth 3 mijë e 500 qen endacak.
“Është një proces që kemi filluar kahmoti dhe në problemin i qenve endacak, është i madh në kryeqytet, po ashtu, edhe në Kosovë. Për këtë arsyeje kemi marrë një numër të madh të proceseve për më zgjedh këtë problem. Aspekti i qenve endacak nuk është vetëm i kryeqytetit por është një problem i madh, kryeqyteti faktikisht ka bërë investimet më të mëdha se gjitha komunat tjera e më të mëdha se Qeveria e Kosovës. Kemi shpenzuar më shumë se 1.6 milion për zgjidhjen e këtij problemi të madh.
Kemi krijuar edhe shumë llote për trajtimin e qenve endacak. Sot në kryeqytet një numër i madh i qenve janë i kastruar, të sterelizuar, nuk janë siç kanë qenë më parë. E kemi bërë gjithë këtë që të ngrisim sigurinë për qytetarët tanë, për fëmijë tanë. Në bazë të OJQ-ve, që janë marrë me qentë endacak, janë rreth 3500 qenë endacakë dhe e kemi parë të arsyeshme që të krijojmë këtë mundësinë e re për qytetarët e kryeqyteti dhe jo vetëm, çdo qytetar i çfarëdo pjese të Kosovës janë të mirëseardhur që adoptojnë qentë endacak në kryeqytet”, tha Rama.
Ndërkaq, të parët që nënshkruan kontratat ishin dy adoptues, për të cilën, kryetari Rama bëri thirrje ta zbatojnë kontratën, në të kundërtën pasohen me gjoba.
“Jemi me dy adoptues të qenëve endacak që janë ofruar. Kontratën e kemi të gatshme, kontrata ka përgjegjësi edhe nga ana e kryeqytetit por edhe për ata që adaptojnë qentë endacak. Është kontratë e dyanshme me përgjegjësi të dyanshme. Derisa ne ofrojmë subvencione 50 euro në muaj për qentë endacak, po ashtu edhe trajtimet e qenve endacak në aspektin e vaksinimit, sterelizimit e kastrimit, në anën tjetër secili adoptues ka përgjegjësitë e veta t’i adaptojë në mënyrë humane, me kushte të mira, me ushqim, mos t’i lëshojnë në rrugë se është përgjegjësi e qytetarëve dhe gjobat janë të larta”, tha Rama.
I pyetur nëse komuna ka fonde të mjaftueshme për këtë, Rama tha se fondet janë caktuar, porse ka ftuar edhe Qeverinë të marrë masa në këtë drejtim.
“Ne vetëm kemi caktuar fondet fillimisht për proceset që kemi filluar për adoptim të qenve endacak. Në të ardhmen, në bazë të proceseve se si shkojmë, fondet do të jenë paralelisht sipas interesit të qytetarëve. Ne ftojmë edhe qeverinë dhe komunat tjera të marrin masa të njëjta si ne, që të ketë një fond special, sepse ky problem është i gjithë Kosovës”, tha mes tjerash Rama.
Ndërsa, drejtori për Siguri dhe Emergjencë në këtë komunë, Lulzim Fushtica derisa bëri apel qytetarëve të kujdesën për qentë endacak dhe mos t’i lënë sërish në rrugë, tha se gjoba për qytetarin që adopton qenin dhe më pas nuk i përmbahet kontratës janë deri në 3000 euro.
“Gjobat janë prej 1000 deri 3000 të parapara, varet nga shkelja që e bënë, janë të përcaktuara shkeljet që bëhen me kontratë dhe për çdo shkelje do të pasojë edhe gjoba, do të bëhet monitorimi nga ekipet e drejtorisë për siguri e po ashtu nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve që kemi memorandum bashkëpunimi…Çdo qen është i mikroçipuar dhe nëse e hasim një qen të tillë, e dimë se i kujt është, në kontratë është edhe numri i çipit”, tha Fushtica.
Florim Ferati nga Qendra për trajtimin e kafshëve, vlerëson se kjo metodë plotëson gjitha dëshirat e shoqërisë që merren me kafshët.
Ferati shtoi se nëse adoptimi shkon mirë, mund të vlerësohet kjo metodë e suksesshme.
“Kjo metodë i plotëson të gjitha dëshirat e secilit, edhe të OJQ-ve dhe shoqatave për mbrojtjen dhe të drejtave të kafshëve. Mirëpo, faktori kryesor është adoptuesi, nëse adaptimi shkon mirë, mund të themi se kemi sukses, sepse pa adoptim është problem që të zgjidhet ky problem…Për momentin kemi 25 qen për adoptim, disa janë të gatshëm e disa janë në proces të adoptimit”, tha Ferati./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A