LAJMI I FUNDIT:

Reali në telashe të mëdha, lëndimi i Vinicius Jr është më serioz se sa u mendua në fillim

Reali në telashe të mëdha, lëndimi i Vinicius Jr është më serioz se sa u mendua në fillim

Vazhdojnë problemet e mëdha te Real Madridi sa i përket lëndimit të futbollistëve këtë edicion.

Pas lëndimeve të Ara Guler, Eder Militao e Thibaut Courtois, tashmë radha është e sulmuesit brazilian Vinicius Junior.

Braziliani ndjeu një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë në udhëtim ku Real Madridi arriti fitore me rezultat minimal 0-1 ndaj Celta Vigos.

Ancelotti: Atmosfera rreth Vinicius Jr është përmirësuar
Lexo po ashtu Ancelotti: Atmosfera rreth Vinicius Jr është përmirësuar

Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 18-të për të mos rrezikuar dhe ndjesitë e para ishin se bëhej fjalë për një lëndim të lehtë dhe kalimtar, mirëpo dy ditët e fundit kanë treguar se bëhet fjalët për diçka më serioze se sa parashikohej në fillim.

Këto dy ditë e enjtura në këmbën e Vinicius nuk është larguar dhe dhimbja nuk është zbutur.

Ndaj sot Vinicius do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike e cila është e vetmja mënyrë për t’i dhënë përgjigje dilemave të Real Madrid dhe vetë lojtarit.

“I kam parë të gjitha ndeshjet e tij”, Vinicius Jr tregon se legjenda e Real Madridit është idhulli i tij
Lexo po ashtu “I kam parë të gjitha ndeshjet e tij”, Vinicius Jr tregon se legjenda e Real Madridit është idhulli i tij

Tashmë e sigurt është se lojtari do të humbasë ndeshjen e radhës të Real Madrid me Getafen, do të humbasë gjithashtu edhe grumbullimin me Brazilin dhe do të jetë jashtë edhe për ndeshjet me Real Sociedad dhe sfidën e parë në fazën e grupeve të Ligën e Kampionëve.

Mbetet në dyshim prezenca e Vinicius edhe për derbin me Atletico Madrid të datës 23/24 shtator apo edhe për ndeshjen e radhës në fundin e shtatorit ndaj Las Palmas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori