LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në Florida: Sulmi në Xheksonvill me motive raciste

Autoritetet në Florida: Sulmi në Xheksonvill me motive raciste

Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në një dyqan në Xheksonvill, të Floridas. Autoritetet e konsiderojnë sulmin me armë zjarri me motive racore. Autori i sulmit, një i ri i bardhë 21 vjeç, i cili më pas u vetëvra, kishte lënë shënime në kompjuter për familjarët e tij, ku shprehte urrejtjen ndaj afrikano-amerikanëve.

Autoritetet lokale të zbatimit të ligjit publikuan të dielën emrin e personit të armatosur, duke e identifikuar atë si Ryan Christopher Palmeter.

Njësi të shumta të policisë u angazhuan në Xheksonvill kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një dyqani “Dollar General”.


“Xheksonvilli ka pësuar humbjen e tre jetëve të çmuara nga duart e një sulmuesi të armatosur”, tha Sherifi Waters.

Policia thotë se i dyshuari, hyri në dyqan i veshur me paisje luftarake, një automatik dhe një pistoletë, që cilat i posedonte me leje. Tre persona u vranë, përpara se autori të merrte edhe jetën e tij. Autoritetet thanë se të tre viktimat ishin afrikano-amerikanë – dy burra dhe një grua.

FBI-ja thotë se po heton.

“Krimet e urrejtjes janë dhe do të mbeten gjithnjë përparësi kryesore për FBI-në, pasi ato nuk janë thjesht një sulm ndaj viktimës, por se ato synojnë të kërcënojnë dhe frikësojnë një komunitet të tërë”, tha agjentja e FBI-së, Sherri Onks.

Kryebashkiakja vajti menjëherë tek vendi i sulmit.

“Jam sigurisht e lënduar. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të dekurajuar këtë lloj urrejtjeje”, tha kryebashkiakja Donna Deegan.

Sipas hetuesve, i dyshuari i dërgoi babait të tij një mesazh pasditen e së shtunës, duke i kërkuar që të shikonte materialet në kompjuter. Familja i telefonoi në vazhdim zyrës së sherifit të Qarkut Clay, pasi konstatoi shënime të lëna nga autori i sulmit.

“Pjesë të manifestit detajojnë ideologjinë neveritëse të urrejtjes. E thënë më thjesht, ky sulm me armë ishte me motive raciste dhe ai i urrente afrikano-amerikanët”, tha Sherifi Waters.

Qyteti Xheksonvill po mban zi tashmë.

“Njerëzit në këtë komunitet janë lënduar dhe me shumë të drejtë. Kjo nuk ka asnjë kuptim. Jam tepër e zemëruar tashmë dhe kemi fëmijë në këtë komunitet që po përjetojnë gjithë këtë situatë të panevojshme”, tha anëtarja e këshillit bashkiak Ju’coby Pittman.

Në një reagim të tij, Presidenti Joe Biden tha se e shtuna, dita kur vendi shënoi 60-vjetorin e Marshimit në Uashington, një moment themelor në historinë e Shteteve të Bashkuara, përfundoi në një tjetër akt dhune me armë, nxitur nga urrejtja.

Presidenti tha se ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet “duhet të themi qartë dhe me forcë se supremacia e bardhë nuk ka vend në Amerikë”.

Ai shtoi se “amerikanët duhet të refuzojnë të jetojmë në një vend ku familjet e afrikano-amerikanëve që shkojnë në dyqan apo të studentëve afrikano-amerikanë që shkojnë në shkollë, të jetojnë me frikën se mos vriten për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre”.

“Heshtja është bashkëpunim dhe nuk duhet të heshtim”, përfundonte deklaratën e tij Presidenti Biden. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori