Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka thënë se janë bërë dy muaj prej kur Bashkimi Evropian i ka vendosur masa ndëshkuese vendit tonë.
Selmanaj duke renditur pasojat që i erdhën Kosovës nga ndëshkimi i BE-së, thotë se për këtë periudhë janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qendror dhe atij lokal.
“Dita e 60 apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë. Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qendror, janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal dhe janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike”, shkruan Selmanaj në Facebook.
Sipas tij, me këto masa, apo siç i quan ai sanksione, vendi është sjellë në këtë gjendje nga ta që kanë mendësi komuniste, totalitare dhe jo-demokratike.
“Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare dhe janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare. Në këtë gjendje e sjellë vendin e vet vetëm një mendësi qeverisëse komuniste, totalitare dhe jo-demokratike”, ka përfunduar ai.
Bashkimi Evropian më 1 korrik kishte njoftuar se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.
Masat që po zbaton BE-ja ndaj Kosovës përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe, përveç atyre që përqendrohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Gjithashtu, masat tjera përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) si dhe propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga Bordi më 29 dhe 30 qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare