LAJMI I FUNDIT:

Po investojnë miliarda euro në futboll, por nuk investojnë në gjërat esenciale – tifozët të shokuar se ku duhej të zhvishej Ronaldo

Po investojnë miliarda euro në futboll, por nuk investojnë në gjërat esenciale – tifozët të shokuar se ku duhej të zhvishej Ronaldo

Tifozët e futbollit ishin të shokuar kur panë vendin se ku duhej të bëhet gati Cristiano Ronaldo për ndeshjen e Al-Nassr.

Portugezi e udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitoreje 5-0 si mysafir kundër Al-Fateh mbrëmë (25 gusht), duke shënuar një het-trik dhe gjithashtu duke ofruar një asistim të mrekullueshëm me thembër për një nga dy golat e Sadio Manes.


Fateh nuk janë aq të mbështetur financiarisht sa shumë nga konkurrentët e tyre në Ligën Pro Saudite, duke përfshirë katër që janë në pronësi të Fondit të Investimeve Publike – Al Nassr, Al Hilal, Al Ahli dhe Al Ittihad.

Cristiano Ronaldo shfryhet ndaj Al Fateh, nuk ia lë keq as Sadio Mane
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo shfryhet ndaj Al Fateh, nuk ia lë keq as Sadio Mane

Dhe kjo u tregua në dhomën e tyre të zhveshjes, e cila ishte vetëm një dhomë bosh e mbushur me karrige standarde, ku ishte vendosur fanella e Ronaldos dhe bashkëlojtarëve të tij.

Duke reaguar ndaj një klipi të postuar në rrjetet sociale, një fans bëri shaka: “Mendova se liga saudite ishte e pasur”. Një tjetër pyeti: “Në Saudi??? Kjo nuk mund të jetë e drejtë”.

“Ronaldo po ndërrohet në një sallë konferencash atje”, komentoi një i tretë, ndërsa i katërti shkroi: “Shpenzoni miliona për lojtarët dhe rrogat, por nuk mund të bëjë të njëjtën gjë për diçka aq të thjeshtë sa dhoma e zhveshjes”.

Kjo ishte fitorja e parë e sezonit për Al Nassr në ligë, pasi humbi dy ndeshjet e tyre fillestare jashtë në Al-Ettifaq të Steven Gerrard dhe në shtëpi me Al-Taawon – ishin me disfatë. /Telegrafi/

Dhoma e zhveshjes së Al-Nassr-it

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori