LAJMI I FUNDIT:

Babë e bir nga Shkupi dyshohen për tregti joligjore me lëndë narkotike

Babë e bir nga Shkupi dyshohen për tregti joligjore me lëndë narkotike

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër dy personave – babait dhe djalit, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se bashkërisht kanë kryer vepër penale – Prodhim i paautorizuar dhe vendosja në treg e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“Në shtëpinë e tyre, në rrugën “Kozle” në Shkup, dy të dyshuarit e moshës 60 dhe 35 vjeçare mbanin narkotikë – 588,22 gramë marihuanë dhe 4,25 gramë kokainë, si dhe substanca psikotrope 38,67 gramë amfetaminë dhe 2 gramë e MDMA (3-4-metilen-dioksimetamfetamine). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë më 24 gusht, në një dhomë të përbashkët ku kishte edhe hapësirë për fëmijë, efektivët e policisë gjetën drogë dhe substanca psikotrope të destinuara për shitje të paautorizuar, si dhe peshore dixhitale dhe disa sende të tjera me gjurmë të lëndëve narkotike. Në dorë i biri mbante një cigare të punuar me dorë me një peshë neto 0.85 gram përzierje marijuanë dhe duhan”.

“Nga kontrolli i ushtruar në makinën e babait, nga ana tjetër, në parkingun e poliklinikës “Bukuresht” u gjetën edhe 50.39 gramë marijuanë”.


“Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, për shkak të rrezikut nga fshehja dhe arratisja, por edhe mundësia e përsëritjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.