LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kërkon publikisht shkarkimin e Luis Rubiales

Real Madridi kërkon publikisht shkarkimin e Luis Rubiales

Real Madridi është kundër që Luis Rubiales të vazhdoj të jetë në krye të federatës spanjolle të futbollit.

Rubiales bëri veprime skandaloze në fitimit e Kupës së Botës nga gratë në të dielën e javës së kaluar, duke puthur Jenni Hermoson dhe duke bërë kërcënime ndaj lojtares më pas – me këtë të fundit që tha publikisht se nuk ishte veprim i hijshëm.

Presidenti i federtës spanjolle deklaroi sot (e premte) se ai nuk do të tërhiqet dhe mori mbështetje nga bordi i federatës.

Barcelona del me reagim rreth skandalit të Luis Ruibales dhe vendimit të tij
Lexo po ashtu Barcelona del me reagim rreth skandalit të Luis Ruibales dhe vendimit të tij

Por, Real Madridi ka thënë se e mbështet Victor Francos që çështja të shkojë në gjykatë.

“Pas paraqitjes së presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales, para Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të mbajtur sot, Real Madrid dëshiron të deklarojë sa vijon: Se klubi ynë mbështet plotësisht vendimin e marrë nga presidenti i Këshillit Epror i Sportit, Victor Francos, i cili do ta ngrejë menjëherë këtë çështje në Gjykatën Administrative të Sportit”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Tani e tutje, Real Madridi i beson plotësisht veprimeve të kryera nga organet kompetente përkatëse, siç është Këshilli i Lartë Sportiv në këtë rast”.

“Klubi ynë mbështet ekipin tonë të futbollit të grave dhe përsërit urimet e tij për arritjen historike të arritur me fitimin e Kupës së Botës dhe do të vazhdojë të punojë për zhvillimin dhe rritjen e futbollit të femrave në vendin tonë”, përfundon reagimi i klubit madrilen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori