LAJMI I FUNDIT:

Barcelona del me reagim rreth skandalit të Luis Ruibales dhe vendimit të tij

Barcelona del me reagim rreth skandalit të Luis Ruibales dhe vendimit të tij

Gjatë festimit të Kupës së Botës të Spanjës për gra të dielën e javës së kaluar, presidenti spanjoll i futbollit Luis Rubiales kapi legjendën e Barcelona Femeni, Jenni Hermoso dhe e puthi në buzë.

Rubiales iu desh të shpjegonte veprimet e tij sot në Asamblenë e Përgjithshme të RFEF dhe këmbënguli: “Unë nuk do të jap dorëheqjen”, me anëtarët e federatës spanjolle që mbështesin vendimin e tij dhe vendosën të mos e largojnë atë.


Barcelona tani ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të gjithë sagën.

Dy yjet e Spanjës refuzojnë ta veshin fanellën shkaku i Luis Rubiales
Lexo po ashtu Dy yjet e Spanjës refuzojnë ta veshin fanellën shkaku i Luis Rubiales

Në deklaratë thuhet: “Pas Asamblesë së Jashtëzakonshme të RFEF (Federatës Spanjolle të Futbollit) të mbajtur të premten, rezulton se shpjegimi i dhënë presidentit të Federatës, z. Rubiales, ka qenë i mjaftueshëm për anëtarët e pranishëm në Kuvend, të cilët kanë autoritetin për ta konfirmuar atë në pozicionin e tij”.

“FC Barcelona, ​​megjithatë, dëshiron të bëjë të qartë se e konsideron plotësisht të pahijshme dhe të papërshtatshme sjelljen e presidentit të RFEF-së gjatë festimeve për fitoren e Kupës së Botës të arritur nga ekipi spanjoll i grave. Incidentin ne e konsiderojmë të mjerueshme dhe vetë zoti Rubiales e ka pranuar. Ishte një gabim dhe kërkoi falje”.

“Në dritën e incidentit të tij të pajustifikueshëm, FC Barcelona mbetet e përkushtuar ndaj politikës së saj për të mbështetur sportin e grave, barazinë midis burrave dhe grave në sport dhe në shoqëri në përgjithësi, dhe për të garantuar sigurinë e grave në sport dhe për të denoncuar çdo sjellje që shkel parimet dhe statutet tona”, përfundon reagimi i tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori