LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e parë e Trumpit si i arrestuar, pasi iu dorëzua autoriteteve në Gjeorgjia ndaj akuzave për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Fotografia e parë e Trumpit si i arrestuar, pasi iu dorëzua autoriteteve në Gjeorgjia ndaj akuzave për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është dorëzuar në Gjeorgjia ndaj akuzave të komplotit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trumpit iu morën shenjat e gishtërinjve dhe u fotografua nga autoritetet pas dorëzimit të tij, transmeton Telegrafi.


Ish-presidenti amerikan duhej të paguante një garanci prej 200 mijë dollarësh për t’u liruar nga burgu i Atlanta-s, derisa pret gjykimin.

Ky ishte arrestimi i tij i katërt në pesë muaj në një çështje penale, por kjo ishte fotografia e tij e parë si i arrestuar.

Trump më vonë bëri një postim në X (ish-Twitter) për herë të parë që nga janari 2021.

“Ndërhyrjet në zgjedhje. Mos u dorëzoni kurrë!”, shkroi ai derisa ndau edhe adresën e tij të internetit dhe fotografinë e tij.

Ai i bashkohet radhëve të figurave publike amerikane që janë fotografuar pas arrestimit, duke përfshirë Elvis, Frank Sinatrën, Al Caponen dhe dhe Dr Martin Luther King Jr. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori